Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ka parashikuar një seri iniciativash të frymëzuara nga “Pafundësia” e G. Leopardi -t dhe të menduara me rastin e kremtimeve për dyqind vjetorin e krijimit të saj. Aktivitetet synojnë të vlerësojnë figurën e poetit të madh italian dhe në të njëjtën kohë të mbajnë të gjallë kujtesën nga kontaminimi dhe perëndimi i konceptit të pafundësisë në fusha të ndryshme. Periudha kohore e projektit është viti 2019 dhe janë identifikuar aspekte të ndryshme ku ideja e pafundësisë mund të ngjallë interes edhe te një publik jo specialist ose akademik.
Prof. Paolo Piccinni – Universiteti i Romës “La Sapienza”
“Pafundësia në matematikë dhe shekulli i Giacomo Leopardi-t”
(në italisht dhe me përmbledhje në shqip)