Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

TIRANË | Pafundësia” e Giacomo Leopardi-t mbush 200 vjeç – Giacomo Leopardi: hapësirë dhe imagjinatë

Prof. Laura Melosi, Katedra Giacomo Leopardi – Universiteti i Macerata-s

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ka parashikuar një seri iniciativash të frymëzuara nga “Pafundësia” e G. Leopardi -t dhe të menduara me rastin e kremtimeve për dyqind vjetorin e krijimit të saj. Aktivitetet synojnë të vlerësojnë figurën e poetit të madh italian dhe në të njëjtën kohë të mbajnë të gjallë kujtesën nga kontaminimi dhe perëndimi i konceptit të pafundësisë në fusha të ndryshme. Periudha kohore e projektit është viti 2019 dhe janë identifikuar aspekte të ndryshme ku ideja e pafundësisë mund të ngjallë interes edhe te një publik jo specialist ose akademik.

21 maj 2019 ora 10

Sekretet e Pafundësisë

Universiteti i Tiranës – Departamenti i Italishtes

Laura Melosi është Profesoreshë e Letërsisë Italiane, Drejtoreshë e Shkollës së Doktoraturës dhe e Katerdrës Giacomo Leopardi në Universitetin e Maceratës, anëtare e Komitetit Shkencor të Qendrës Kombëtare të Studimeve Leopardiane të Recanatit dhe e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Italianistëve ADI. Ka projektuar dhe drejtuar Laboratorin Humanistik Dixhital të Universitetit. Ka themeluar kolanën «Leopardiana» të Eum dhe është anëtare e Komitetit shkencor të kolanës ndërkombëtare «Shekulli i gjatë. Letërsia italiane (1796-1918) ” e P.I.E. Peter Lang. Gjithashtu është përgjegjëse për seksionin bibliografik Nëntëqinta e Parë e “Përmbledhjes së letërsisë italiane”. Merret kryesisht me traditën letrare moderne dhe bashkëkohore, në veçanti me shekullin e tetëmbëdhjetë – nëntëmbëdhjetë, atë të mesjetës dhe të fundit të Rilindjes. Përveç prodhimtarisë leopardiane, temat e saj kërkimore përfshijnë Klasicizmin e shekullit të shtatembëdhjetë – tetembëdhjetë dhe poetikën e Romantiçizmit, gazetarinë së Restaurimit, zhanrin epistolar, arkivat moderne femërore, epigrafinë në gjuhën italiane, letërsinë koloniale, Futurizmin.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Università di Tirana – Dipartimento di Italiano