Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Arti bashkëkohor dhe Sakraliteti

Takim me Mons. Liborio Palmeri – Art House në Shkodër

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rifillojë bashkëpunimin me Art House, një hapësirë takimesh arti me nismën e Adrian Pacit, artist i mirënjohur shqiptar, banues në Milano. I pari nga takimet e vitit 2016 do të jetë ai me Mons. Liborio Palmeri, drejtues i Muzeut të artit bashkëkohor në Trapani DiART SAN ROCCO.

 


E hënë  15 shkurt 2016, ora 18,00


ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi nr. 15Shkodër


Hyrja e lirë


 


Mons. Liborio Palmeri ka lindur në Trapani në vitin 1963, qytet  ku jeton dhe ushtron aktivitetin e tij. Ka studiuar Teologji  pranë Fakultetit Teologjik të Siçilisë dhe është diplomuar në Letërsi Klasike me një temë diplome mbi artin e viteve Nëntëqind. Ka qenë rektor i Seminarit Ipeshkvnor të Trapanit dhe vikar i përgjithshëm i Dioqezës së Trapanit.


Aktualisht është delegat për Kerkimin, Artet dhe Dialogun Kulturor (Projekti AXIS), drejtor i Muzeut DiART SAN ROCCO si dhe i Biblotekës dhe Arkivit Dioqezan. Është edhe drejtor i Zyrës Dioqezane për Edukimin, Shkollën e Universitetin si dhe President i Fondacionit Pasqua2000.


 


Museo DiArt San Rocco. Në vitin 2012 pallati San Rocco, që në brendësi përfshin gjurmë të Kishës së San Rocco, me vendodhje në qendrën historike të Trapanit, transformohet në një pol muzeal ndërdisiplinor, duke u bërë kështu godina zyrtare Muzeut San Rocco, institucion që administron edhe Koleksionin DiART. Ajo numëron rreth 130 artistë nga 22 vende me një total prej 200 veprash.


Muzeu San Rocco mikpret gamën më kuptimplotë të Koleksionit duke dhënë kështu vizbilitet disa artistave të rëndësishëm tashmë të mirënjohur si Carla Accardi dhe Alberto Gianquinto e të tjerë të afirmuar si Turi Simeti, të tjerë që kanë dalë në pah si Adrian Paci, Minjun-kim e Jung Uei Jung.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N