Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kora Connaction në koncert në Shkodër

KORA_Scutari_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Qendrën Rinore ARKA ka kënaqësinë të mbështesë koncertin e Kora Connection.

Kora Connection u themelua në vitin 2022 nga Diego Catalano, instrumentist i koras, perkusionist dhe kompozitor, i cili e çon dashurinë e tij për korën përtej kufijve fizikë dhe stilistikë, duke ndërtuar dhe eksploruar me kompozimet e tij peizazhe të reja muzikore, të pasuruara nga marimbisti/vibrafonis,i eklektiku dhe kompozitori i njohur. Stefano Del Sole, si dhe nga basisti dhe kompozitori i njohur Viz Maurogiovanni. Kur nisin rrugëtimin e tyre muzikor, ata udhëtojnë në vende ku stili modern i të luajturit kora i jep një shpirt tjetër instrumentit tradicional afrikan. Me prejardhjen e tyre të ndryshme, artistët përshkojnë dhe lidhin me delikatesë stile, zhanre dhe ndikime bashkëkohore, duke i ndërthurur lirisht me xhaz, fusion, funky, pop, elementë elektronikë dhe këngë të vjetra afro, me shije atavike.

Grup i pëzgjedhur nga Puglia Sounds në programet “Tour Italy 2022”, “Tour Italy 2023” (turne në Basilicata, Kalabria, Puglia, Emilia Romagna) dhe “Export 2023” (turne në Portugali, Gjermani), prezantuar si një grup puljez i suksesshëm, me një gamë të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare në panairin ndërkombëtar “Jazzahead!22022″ në Bremen (Gjermani) në Prill 2022.

Më 21 tetor 2023, u publikua regjsitrimi i parë diskografik ” Somewhere over the sea “, e prezantuar në WOMEX 2023 (World Music Expo) në La Coruña në fund të tetorit 2023, i cili më pas u shpërnda në të gjitha platformat digjitale.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Qendra Rinore ARKA