Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë konferencën e Prof. Roberto Vetrugno, profesor i asociuar i Gjuhësisë Italiane pranë Universitetit për të Huaj i Peruxhias dhe president i programit të studimeve në “Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale”, të organizuar nga Departamenti i Italishtes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, i cili këtë vit feston 40-vjetorin e tij.
15.10.2025 ora 10:00
Pranë bibliotekës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës
Takimi, i organizuar si pjesë e edicionit XXV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, është një mundësi e veçantë për të festuar 100-vjetorin e Universitetit për të Huaj të Peruxhias. Me këtë rast, Prof. Vetrugno do të prezantojë vëllimin përkujtimor “Universiteti për të Huaj i Peruxhias: historia e një universiteti të hapur ndaj botës”, botuar nga Treccani, i cili gjurmon historinë njëqindvjeçare të universitetit.
Konferenca do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar me studentët kurrikulën e programit të studimeve, e cila përqendrohet në promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane në epokën digjitale.