Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Qendrën Universitare të Gjuhës së Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” për organizimin e konferencës “𝗔𝗹𝗲𝘀𝘀𝗮𝗻𝗱𝗿𝗼 𝗠𝗮𝗻𝘇𝗼𝗻𝗶 dhe TË FEJUARIT në Shqipëri” e cila do të mbahet më 𝟭𝟵 tetor ora 15:00-17:00 në kuadër të edicionit të XXIII të Javës së Gjuhës Italiane në Botë.
Në konferencë do të marrë pjesë edhe Prof. Giulia Raboni nga Universiteti i Parmës me kumtesën e titulluar “Manzoni 1823”.
Të interesuarit mund ta ndjekin fizikisht (Aula Magna, Ndërtesa “Casa Rossa”, Universiteti Katolik NSBC) apo online (link: https://meet.google.com/sgp-obuv-ttk?hs=122&authuser=0).
Gjatë Konferencës, bibliotekës “Fr. P. Ruatti” pranë Universitetit Katolik NSBC, do t’i dorëzohet botimi i vitit 1840 të librit “Të fejuarit” (La Quarantana).
Fjalë pershendetëse:
Fr. Ruggero Valentini, Presidente Fondazione NSBC
Prof. Leonardo Palombi, Magnifico Rettore UCNSBC
Dr. Alessandro Ruggera, Direttore IIC, Tirana
Relatorë:
Dr.Alessandro Zaccuri
Prof. Giulia Raboni
Prof. Irena Ndoc
Moderatorë:
Natalina Hoti, Alessandro Zaccuri
Të interesuarit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Kontaktet:
e-mail: segreteria.cla@unizkm.al
tel: 069 705 92 92