Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Koncerti” me regji nga Giacomo Pedini

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin Eksperimental në Tiranë, për realizimin e  shfaqjes teatrale “Koncerti” me regji nga Giacomo Pedini, një përshtatje e Një engjëll veshë me frak nga Stefan Çapaliku.

regji dhe dramatizimi Giacomo Pedini

regji ndriçimi Stefano Laudato

skenograf  Beqo Nanaj

kostumograf Sofi Kara

kompozitor Rafael Marinaj

asistent-regjisor Endër Hysi

 

me aktorët: (sipas rendit alfabetik)

Ilirda Bejleri                     Klara Deda

Helidon Fino                    Pol Gjakovë

Matia Llupa                      Roja i morgut/Ethem Çoba/tetar Kadriu/Aktor/Bep Tanushi

Ismail Shino                     Dhimitër Dine

Laert Vasili                        Poet

 

produksioni Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

në bas ehkëproduksion me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë

 

Shkodra e viteve pesëdhjetë. Europa është e ndarë në dy anë: në Shqipërinë e dominuar nga Enver Hoxha, një burrë bie nga ballkoni dhe vdes. Aksident? Vetëvrasje? Në një diktaturë “nuk ka” vetëvrasje. Kush ishte ky njeri i quajtur Pol Gjakova? Ai ishte kompozitor. Çfarë do të thotë të jesh kompozitor? Të kompozosh çfarë dhe për kë, në Shqipërinë e viteve pesëdhjetë, si sot në Europë?

Ja pra, Shkodra e viteve pesëdhjetë. Një qytet i tërë ndërton teatrin e tij dhe vë në skenë operën e tij, me pjesëmarrjen e të gjithë  banorëve, të gjithë të udhëhequr nga Pol Gjakova,  dhe jo nga  Udhëheqësi i tyre politik. Pse këta burra e gra vendosën ta bënin këtë? Ndoshta sopranoja Klara Deda e dinte se kështu mund të gjente më në fund dinjitetitn e saj. Ndoshta Aktori shpresonte t’i kujtonte vetes shijen e lirisë, si Egmont, heroi i Beethoven. Ndoshta Poeti kishte nevojë të ndjente sërish iluzionin e të qenit artist, ndërkohë që ishte shërbëtor i diktaturës, ashtu si manipulonte fjalët, ashtu edhe spiunonte miqtë. Ndërkohë, për inspektorin Dhimitër Dine e gjithë kjo histori është e rrezikshme: dëshirat e lira janë të rrezikshme.

Po Pol Gjakova, pse i ka udhëhequr të gjitha këto? Ai u rrah, por ai kompozoi. Ai u spiunua, por ai punoi. Ai u sulmua, por ai drejtoi një orkestër amatorësh. Ai vuri në skenë operën e tij, Diella, pastaj u rrëzua. Dhe tani, për ne, çfarë mbetet nga ajo luftë?

11-12-13 tetor 2024 ora 20:00

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë (ArTurbina)

Biletat në teatër: nga e marta deri të dielën 10:00-13:00 / 17:00-20:00

 

  • Organizuar nga: Teatri Eksperimental, Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë