Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipër ri, ka kënaqësinë të mbyllë Festivalin e Letërsisë Europiane në Tiranë – FELT me koncertin e muzikës klasike të:
Musica Nova Ensemble
14.12.2024 ora 20:00
Kinema Agimi – Bajram Curri Blvd, Tirana
Hyrja e lirë
Programi:
Gerald Finzi – Prelude
Nino Rota – Koncert për Harqe (1 mov.)
Endri Sina – For little Lira
Jean Sibelius – Impromptus
Erwin Schulhoff – 5 Pieces for String Quartet (2 & 3 mov.)
Shostakovich – Chamber symphony op. 110a
Musica Nova Ensemble është një ansambël muzikantësh shqiptarë i themeluar në vitin 2019 nga dirigjenti Harlen Nikolli, i cili përfshin rreth 30 instrumentistë dhe këngëtarë të rinj. Që prej themelimit të tij, Musica Nova Ensemble ka marrë pjesë në koncerte të shumta duke treguar pasionin për muzikën dhe dëshirën për të luajtur së bashku. Fokusi kryesor i këtij ansambli është interpretimi i veprave të periudhës baroke dhe shekullit XX – XXI. Ansambli aspiron të eksperimentojë me formate inovative prezantimi që mund të tërheqin audienca të ndryshme dhe të krijojnë një kontekst të qëndrueshëm për skenën muzikore të vendit. Që nga fillimet e tij, Musica Nova Ensemble ka performuar në shumë koncerte, duke prezantuar programe inovative që kanë arritur të tërheqin një audiencë besnike dhe të fitojnë vlerësimin e saj.