Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert simfonik me muzikë nga Sergei Rachmaninoff dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky në Teatrin e Operas

Concerto_18.01_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Teatrin e Operas dhe Baletiti me pjesëmarrjen e pianistit Giovanni Bertolazzi në koncertin simfonik me muzikë të Sergei Rachmaninoff dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky, të drejtuar nga Sergio Alapont.

Koncerti Nr. 3 për Piano dhe Orkestër nga Rachmaninoff, një kryevepër që do të emocionojë publikun me ndjeshmërinë dhe fuqinë e vet dramatike, do të interpretohet nga pianisti virtuoz Giovanni Bertolazzi, i cili do i cili do ta shndërrojë çdo notë të kësaj vepre në një udhëtim intensiv shpirtëror.

Për më tepër, Simfonia Nr. Simfonia nr.5 e Çajkovskit, një vepër plot pasion, trishtim dhe triumf, e cila përshkruan betejën e njeriut me fatin, do të interpretohet në mënyrë të admirueshme nga orkestra e Teatrit të Operës.

I lindur në Verona në vitin 1998, ai iu afrua pianos që fëmijë. Sot, Giovanni Bertolazzi ka zënë një vend të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare duke fituar çmimin e dytë dhe 5 çmime speciale në “F. Liszt” në Budapest. Ai ishte protagonist i prezantimit zyrtar para publikut të pianos më të gjatë koncertale në botë, BORGATO GRAND-PRIX 333 (3 metra e 33 centimetra e gjatë). Në këtë instrument të jashtëzakonshëm ai regjistroi dy albume kushtuar tërësisht muzikës nga Franz Liszt dhe publikuar nga BORGATO COLLECTION. Këto regjistrime kanë marrë disa çmime nga kritika ndërkombëtare dhe një nominim në “International Classical Music Awards”.

18.01.2025 ora 19:00

Teatri i Operës dhe Baletit – Sheshi Skënderbej, Tiranë

Biletat në shitje nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00 pranë Teatrit

  • Organizuar nga: Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë