Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë një koncert nga violinisti me famë ndërkombëtare Giuseppe Gibboni me Orkestrën e Teatrit të Operas në Tiranë nën drejtimin e Sergio Alapont.
Në program:
Rimskij-Korsakov – Ouverture, op. 28
Paganini – Koncerti për violinë nr. 2 në si minor, op. 7
(solist: Giuseppe Gibboni)Rachmaninov / Respighi – Cinq Études-tableaux, P 160
Stravinskij – Suite nga L’Uccello di fuoco (The Firebird)
Giuseppe Gibboni, i konsideruar si një nga talentet më të jashtëzakonshme të brezit të tij, është i njohur për teknikën e jashtëzakonshme, thellësinë shprehëse dhe pjekurinë e shkëlqyer interpretuese. Në tetor 2021, ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare duke fituar Çmimin e Parë në Konkursin e 56-të Ndërkombëtar të Violinës Premio Paganini në Xhenova — duke fituar gjithashtu Çmimin e Publikut dhe dy çmime speciale për interpretimet më të mira të Kapriçove dhe Koncertit të Paganinit. Ai ishte violinisti i parë italian në 24 vjet që fitoi këtë konkurs prestigjioz.
I lindur në një familje muzikantësh, filloi të studionte violinë në moshë të re nën drejtimin e babait të tij, Daniele Gibboni. U diplomua me rezultate të shkëlqyera pranë Konservatorit Giuseppe Martucci në Salerno nën drejtimin e Maestro Maurizio Aiello, duke u dalluar menjëherë për virtuozitetin e tij natyral. Vetëm në moshën 14 vjeç, u pranua në Akademinë Stauffer në Kremona, ku studioi me Salvatore Accardo, dhe më pas vazhdoi studimet pranë Accademsë Chigiana në Siena, ku mori Diplomë Nderi. Më tej prëfundoi studimet pranë Accademisë Perosi në Biella me Pavel Berman dhe në Universitetin Mozarteum në Salzburg me Pierre Amoyal.
Fitorja në Konkursin Paganini shënoi fillimin e një karriere që u afirmua shpejt ndërkombëtarisht. Ai ka bashkëpunuar me disa nga orkestrat më prestigjioze në botë, duke përfshirë Orkestrën dell’Accademia Nazionale di Santa Cecilia të drejtuar nga Lorenzo Viotti, Orkestrën Simfonike të Detroitit me Jader Bignamini, Orkestrën del Maggio Musicale Fiorentino me Zubin Mehta dhe Orkestrën Simfonike Kombëtare të RAI. Me këtë të fundit, ai performoi premierën italiane të Koncertit për Violinë të Wynton Marsalis, duke punuar ngushtë me kompozitorin nën dirigjimin e John Axelrod. Repertori i tij varion nga koncertet e mëdha romantike deri te veprat bashkëkohore, duke demonstruar shkathtësi të jashtëzakonshme dhe një kuriozitet të thellë artistik. Këtë sezon, debutoi nën dirigjimin e Maestro Riccardo Muti në koncertin hapës të Festivalit të Ravennës. Angazhime të tjera të rëndësishme përfshijnë debutimet me Orkestrën Simfonike të Atlantës, Filarmonica della Scala nën Michele Mariotti, Filarmonikën e Tokios në Dubai, Orkestrën Simfonike të Pekinit dhe Qendrën e Arteve të Seulit. Ai interpretoi Koncertin për Violinë të Busonit në Trieste në 100-vjetorin e vdekjes së kompozitorit dhe bëri turne në Shtetet e Bashkuara me Teatro Carlo Felice në Xhenova, duke interpretuar Koncertin për Violinë Nr. 1 të Paganinit nën dirigjimin e Donato Renzetti-t, me të cilin interpretoi edhe Koncertin për Violinë të Çajkovskit në Milano me Orkestrën “Pomeriggi Musicali”.
Një artist i mbështetur nga Fondacioni Nippon, Giuseppe Gibboni luan me një violinë Stradivari “Jupiter” të vitit 1722, të huazuar nga fondacioni, një violinë Stradivari “Lam – Ex Scotland University” të vitit 1734, të ofruar nga Fondacioni CCI i Nju orkut, dhe një instrument modern nga Luiz Amorim, kopje e të famshit Guarneri del Gesù “Stauffer” të vitit 1734.
09.10.2025 0ra 20:00
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Biletat në shitje: çdo ditë ora 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00