Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i Trios së Akademisë së Muzikantëve të Dhomës, Sebastianutto – Moruzzi – Torquati

AccademiaDeiCameristi_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë dhe me Akademinë e Muzikantëve të Dhomës, ka kënaqësinë të prezantojë:

Capolavori della musica da camera”

nga Trio

Christian Sebastianutto – violinë

Marco Mauro Moruzzi – violonçel

Emanuele Torquati – piano

Programi:

FERRUCCIO BUSONI

Andante con Variazioni e Scherzo op. 18°

FRANZ SCHUBERT

Trio n.2 op. 100 D 929

allegro – andante con moto – scherzando allegro moderato, trio – allegro moderato

Kryevepra të muzikës së dhomës

Dedikuar trios me piano, programi fillon me një pjesë të rrallë, Andante con variazioni e scherzo op. 18a nga Ferruccio Busoni, kompozitor i lindur në Itali, por plot me përvoja ndërkombëtare, njëqindvjetori i vdekjes së të cilit përkon këtë vit. Bëhet fjalë për një pjesë me arkitekturë të rafinuar, që pasqyron konceptimin estetik të një kompozitori që i kushtoi gjithë jetën e tij rinovimit të jetës muzikore italiane.

Trio në mi-bemol maggiore nga Schubert, është një vepër me përmasa të mëdha dhe solide dhe, pavarësisht nga zhvillimet e saj të papritura, të drejtuara me sa duket vetëm nga imagjinata, është arkitekturuar me kujdes, me një kërkim të dukshëm të unitetit mes katër lëvizjeve, me anë të referencave tematike mjaft specifike. Me ndjeshmërinë e tij të mprehtë, Schubertr theksoi mbi të gjitha energjinë dhe dramacitetin e saj: “Lëvizja e parë vibron me forcë të ndrydhur dhe nostalgji pasionante (…) Adagio përshkohet nga një psherëtimë që përfundon me një ankth të thellë (… ) Duke e përmbledhur, trioja në mi-bemol maggiore është aktive, virile, dramatike”. Në të, ashtu si edh tek Trio D 898, Schubert arriti një shkrirje të përsosur mes dy anëve të ndryshme të muzikës për ansamblet e dhomës me piano në Vjenën e asaj kohe: nga njëra anë muzika brilante e argëtimit të thjeshtë dhe nga ana tjetër muzika më e pastër e dhomës, për ata që nuk i kishin harruar mësimet e Haydnit, Mozartit dhe Beethovenit. Por shpirti mondan vjenez, rijetohet nga Schubert si një jehonë e një Edeni të largët dhe shndërrohet në objekt të një “recherche du temps perdu” nostalgjike.

Mbrëmja fiton edhe më shumë prestigj falë pranisë së pianistit Emanuele Torquati, protagonist i një karriere të admirueshme për shumëllojshmërinë e repertorit të luajtur. Me të luajnë Christian Sebastianutto dhe Marco Mauro Moruzzi, talentë të rinj, CV-të e të cilëve janë plot çmime, si dhe kurse trajnimi në universitete prestigjioze europiane dhe etapa karriere të projektuar drejt suksesit.

http://www.accademiadeicameristi.com/

Christian Sebastianutto lindi në një familje muzikantësh në vitin 1993 dhe filloi të studionte violinë në moshën 4 vjeçare. Ka dhënë koncerte si solist dhe muzikant dhome në mbarë botën, ka performuar shumë herë në qytetin e Vatikanit dhe në dhjetor 2015 ka mbajtur një koncert për Papa Emeritus Benedikti XVI të regjistruar nga Radio Vatikani. U zgjodh ndër akademitë muzikore më të rëndësishme europiane për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Encuentros Musicales Santander” në Santander (Spanjë). Ka regjistruar për Amadeus Rainbow, Acord Pictures Budapest dhe për Rai di Trieste.

Marco Mauro Moruzzi filloi të studionte violonçel në moshën 14 vjeçare. Mori një diplomë trevjeçare me nota të shkëlqyera pranë Konservatorit “G.Verdi” në Milano. Pasi luajti si violonçelist i parë i Orkestrës Kombëtare të Konservatorëve Italianë, tani është violonçelisti i parë i Orkestrës së Accademia del Teatro alla Scala në Milano, falë së cilës pati mundësinë të interpretojë në një kuartet gjatë takimit zyrtar të Presidentit të Republikën Italiane, Sergio Mattarella me Presidentin e Republikës Gjermane, pranë Ambasadës Italiane në Berlin.

Emanuele Torquati është një nga pianistët më të vlerësuar bashkëkohor. Veçanërisht i vëmendshëm ndaj repertorit bashkëkohor, Emanuele Torquati luan rregullisht në të gjithë botën për institucione të rëndësishme si Alte Oper i Frankfurtit, Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, Konservatori New England në Boston, Teatro Colón Buenos Aires, Ateneul Bukuresht, Fondacioni Louis Vuitton Paris dhe për Festivale të tilla si MITO, I Concerti del Quirinale, Maggio Musicale Fiorentino, Unione Musicale, Biennale Musica, Musica Strasburg, Klangspuren, Heidelberger Frühling.

24.09.2024 ore 20:00

Salla e Koncerteve, Teatri i Operas dhe Baletit – Sheshi Skënderbej, Tiranë

 Biletat në shitje nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00 pranë TOB

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Teatri i Operas dhe Baletit, Tiranë