Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert i TRIO-s Nizzardo, Mansueto, Lobefaro – Akademia e Muzikës së Dhomës

TRIO_web

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë dhe me Akademinë e Muzikantëve të Dhomës, ka kënaqësinë të prezantojë:

TRIO NIZZARDO, MANSUETO, LOBEFARO

koncert i Trios së Akademisë së Muzikantëve të Dhomës

Marta Nizzardo, klarinetë

Roberto Francesco Mansueto, violonçel

Greta Maria Lobefaro, piano

 

Programi:

Aleksandër Peçi – Sonata n 2 per clarinetto e pianoforte

Leone Sinigaglia – Due Romanze per violoncello e pianoforte

Ludwig van Beethoven – Trio op 38

Ndryshe nga trioja klasike violinë, violonçel dhe piano, trioja klarinetë, violonçel dhe piano përfaqësohet nga vetëm dy shembuj të jashtëzakonshëm, me Bethoven dhe Brahms. Është pikërisht Trioja e Beethoven-it që soikat në këtë program , i cili që në pjesën e parë e zbërthen formacionin, në një mënyrë sa magjepsëse aq edhe origjinale.

Prania e klarinetës dhe violonçelit ofron mundësinë për të dëgjuar dy kompozime shumë të ndryshme, por të dyja të lidhura fort me kulturën dhe traditën e një populli: Sonata Nr. 2 për klarinetë dhe piano nga Aleksandër Peçi (1951) dhe Dy pjesët për violonçel dhe piano nga Leone Sinigaglia (1868-1944).

Pjesa e parë kremton një nga kompozitorët kryesorë bashkëkohorë shqiptarë, i cili mishëron lidhjen mes Shqipërisë dhe Europës. Autor i një katalogu të gjerë muzikor të të gjitha zhanreve, Peçi është diplomuar pranë Konservatorit të Parisit dhe Akademisë “Santa Cecilia” në Romë. Deri vonë ka qenë profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë. Peçi zotëron gjuhët e muzikës europiane, duke arritur të integrojë natyrshëm ndikimet e pasura të traditës popullore. Edhe muzika e Sinigaglia-s, një kompozitor torinez me origjinë hebreje, mbart gjithashtu jehonë të këngëve popullore. Student i Antonín Dvořák në Pragë, ishte ky i fundit që e drejtoi tek muzika popullore, një aspekt që ngjalli disa kritika në Torino. Sinigaglia humbi jetën si viktimë e Holokaustit.

Suksesi i madh i Septetit për instrumentet frymore e shtyu Beethoven-in të rishkruante veprën për një trio klarinete, violonçeli dhe pianoje, duke sjellë në jetë Trion op. 38. Këtu, ndonëse nuk merr të njëjtën vëmendje për klarinetën si Mozzart-i, Beethoven e trajton atë me të njëjtën ngrohtësi dhe dashuri. Si një serenatë, Trio op. 38 është një vepër plot diell dhe shkujdesje.

Koncerti do të luhet nga tre të rinj me talent të padiskutueshëm interpretativ, të cilët kanë fituar shumë çmime në konkurse ndërkombëtare: Marta Nizzardo (klarinetë), Roberto Francesco Mansueto (violonçel) dhe Greta Maria Lobefaro (piano).

 

Marta Nizzardo, lindur në vitin 1992, filloi studimet për muzikë në moshën 5 vjeçare dhe u diplomua në vitin 2009 pranë Konservatorit Licinio Refice të Frosinone-s, duke fituar çmimin për diplomantët më të rinj. Vijoin studimet me M˚ Alessandro Carbonare dhe në vitin 2015 mori një Master Arti në Performancë pranë Akademisë Mbretërore të Muzikës në Londër. Aktualisht studion me M° Calogero Palermo, M° Dario Goracci dhe M° Lorenzo Iosco. Ka marrë pjesë në shumë festivale dhe sezone të muzikës së dhomës në Itali dhe Europë, në vende si Suedia, Franca, Britania e Madhe, Danimarka, Austria dhe Polonia.

Roberto Francesco Mansueto, lindur në vitin 1990, u diplomua me rezultate të larta pranë Konservatorit Nino Rota në Monopoli me Marcello Forte, duke përsosur studimet e tij me Luigi Piovano dhe Antonio Meneses. Luajti si violonçel i parë i Orkestrës Rinore Italiane dhe që nga viti 2011 mban të njëjtin rol në Orkestrën Cherubini të drejtuar nga Riccardo Muti. Ka luajtur në salla të mëdha ndërkombëtare koncertesh me dirigjentë si A. Pappano, M. W. Chung, G. Dudamel e shumë të tjerë. Që nga viti 2013 është violonçelist pranë Orkestrës së Akademisë Kombëtare Santa Cecilia dhe bashkëpunon me artistë si Bruno Giuranna, Beatrice Rana dhe Olaf Maninger. Luan me një violonçel Gaetano Sgarabotto të vitit 1929.

Greta Maria Lobefaro, lindur në vitin 2001, u diplomua për piano pranë Konservatorit N. Piccinni në Bari në moshën 15-vjeçare me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2023 mori Diplomën e Arsimit të Lartë pranë Akademisë Kombëtare Santa Cecilia. Është studente pranë Akademisë së Pianos në Imola. Ka fituar 35 çmime të para në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka luajtur si soliste, me orkestër dhe në duet si në Itali edhe jashtë saj, në vende si Ukraina, Gjermania, Zvicra, Austria, Spanja, Rusia, Afrika e Jugut e Franca, dhe si artiste Yamaha në Sallën Puccini të Konservatorit G. Verdi në Milano.

 

16.01.2025 ore 19:00

Salla e Koncerteve, Teatri i Operas dhe Baletit – Sheshi Skënderbej, Tiranë

iletat në shitje nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00 pranë TOB

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Teatri i Operas dhe Baletit Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Akademia e Muzikantëve të Dhomës