Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e VIII të Festivalit The cloud me pjesëmarrjen e Kora Connection.
Kora Connection u krijua në vitin 2022 nga Diego Catalano, instrumentist i koras, perkusionist dhe kompozitor, i cili e çon dashurinë e tij për korën përtej kufijve fizikë dhe stilistikë, duke ndërtuar dhe eksploruar me kompozimet e tij peizazhe të reja muzikore, marimbisti/vibrafonisti dhe kompozitori eklektik dhe i mirënjohur Stefano Del Sole, si dhe nga basisti dhe kompozitori i njohur Viz Maurogiovanni. Kur nisin rrugëtimin e tyre muzikor, ata udhëtojnë në vende ku stili modern i të luajturit të koras, i jep një tjetër shpirt instrumentit tradicional afrikan. Me prejardhjen e tyre të ndryshme, artistët përshkojnë dhe lidhin me delikatesë stile, zhanre dhe ndikime bashkëkohore, duke i ndërthurur lirisht me muzikën xhaz, fusion, funky, pop, elementë elektronikë dhe këngë të vjetra afro, me shije atavike.
Grup i pëzgjedhur nga Puglia Sounds në programet “Tour Italy 2022”, “Tour Italy 2023” (turne në Basilicata, Calabria, Puglia, Emilia Romagna) dhe “Export 2023” (turne në Portugali, Gjermani) dhe i prezantuar si një grup puljez i suksesshëm, me frymë kombëtare dhe ndërkombëtare, në panairin ndërkombëtar “Jazzahead!22022” në Bremen (Gjermani) në Prill 2022.
Më 21 tetor 2023, u publikua regjsitrimi i parë diskografik “Somewhere over the sea”, i prezantuar në WOMEX 2023 (World Music Expo) në La Coruña në fund të tetorit 2023, i cili më pas u shpërnda në të gjitha platformat digjitale.