Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, Universitetin e Arteve dhe Albanian Jazz Society , ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Giovanna Magro-s, këngëtare në rezidencë artistke pranë InstitutintItalian të Kulturës (Projekti AIR), me kuartetin e Albanian Jazz Society “Folksongs”
24.3.2026 ora 19:00
Salla Black Box – Universiteti i Arteve, Tiranë
“Folksogns” është një projekt hulumtimi dhe riinterpretimi muzikor, i lindur nga takimi midis traditave popullore shqiptare dhe siciliane, i eksploruar përmes gjuhës së xhazit bashkëkohor.
Projekti po zhvillohet gjatë rezidencës artistike të Giovanna Magro-s në Tiranë si pjesë e projektit “AIR – Artistë në Rezidencë”, një iniciativë e promovuar nga MIDJ – Shoqata e Muzikantëve Italianë të Xhazit. Gjatë rezidencës së saj pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, këngëtarja po zhvillon rrugëtimin artistik në bashkëpunim me grupin Albanian Jazz Society (AJS).
“Folksongs” ofron një riinterpretim të disa këngëve emblematike të traditës shqiptare, të ripunuara përmes aranzhimeve xhaz dhe të pasuruara me tekste të reja në gjuhën siciliane. Projekti krijon një dialog mes dy traditave muzikore që ndajnë lidhje të thella historike dhe kulturore brenda kontekstit mesdhetar, duke e transformuar repertorin folklorik në një hapësirë për eksperimentim, improvizim dhe kontaminim stilistik. Krahas këngëve tradicionale shqiptare, programi përfshin pjesë nga tradita siciliane, duke ndërtuar një urë muzikore midis dy brigjeve të Mesdheut, si dhe duke ofruar një perspektivë bashkëkohore mbi trashëgiminë e muzikës popullore.
Formacioni i grupit:
Giovanna Magro: vokal, tekst; Andi Kongo: piano; Ermal Rodi: saksofon tenor; Ron Gjura: bas
Emilijan Dhimo: bateri
Aranzhime: Gent Rushi, Andi Kongo dhe Giovanna Magro