Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë shfaqjen “Kaini dhe Abeli - Bijtë e Adamit”, me regji nga Rafael Hoxhaj, një projekt i Teatro Eksperimental.
KAINI DHE ABELI – Bijtë e Adamit
Regjia: Rafael Hoxhaj
Dramaturg: Bujar Hoxhaj
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumist: Sofi Kara
Kompozitor: Serxhio Beqo
Mjeshtër ndriçimi: Orlando Bolognesi
Maskat: Reina Ndreu
Aktorë: Silvio Goskova Jurgen Marku Bujar Hoxhaj Anxhela Bregasi Fabjan Blloku, Elisa Jakimi, Ariton Pollozhani, Reina Ndreu, Maria Brokshi
“Kaini dhe Abeli”, Bijtë e Adamit.
Kaini, i pari vëllavrasës, përgjegjës për vrasje të panumërta që kanë shënuar historinë e njerëzimit, sillet nga Ferri në Tokë për t’u gjykuar për krimet që kanë përndjekur njerëzimin. Përmes rrëfimit të tij, ai rijeton plagët e një familjeje ku ndihej i refuzuar dhe xhelozinë e tij ndaj vëllait, Abelit të privilegjuar: një ndjenjë shtypëse që kulmoi në vrasjen e tij të parë. Duke u përpjekur të mbrohet, Kaini akuzon njerëzimin jo vetëm se e ka trashëguar krimin, por edhe se e ka përsosur atë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha mbrojtjeve të tij, ai mbetet i dënuar nga sprova më e rëndë: ajo e ndërgjegjes, ku Abeli dhe vrasja e tij e përndjekin pa pushim. I frymëzuar nga universet letrare të Andrea Camilleri-t dhe José Saramago-s, shfaqja “Kaini dhe Abeli” hap një kapitull tjetër në histori, duke u shndërruar në një eksplorim të farës nga ku mbiu dhuna dhe kufirit të errët, ku njeriu bëhet armiku i vetë njeriut, duke lënë një pyetje pa përgjigje: nëse Kaini nuk do ta kishte vrarë Abelin, a do të kishte ekzistuar vrasja?
19-20-21-22 mars ora 20:00
Teatri Eksperinetat “Kujtiom Spahivogli” – Tiranë
Për të rezervuar bileta, telefononi: 0695 717746
“Kaini dhe Abeli”, Bijtë e Adamit.