Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Java e 4-t e kuzhinës italiane I Për sa kohë ka Prosecco ka shpresë nga Antonio Padovan

Për sa kohë ka Prosecco ka shpresë nga Antonio Padovan

Regjia: Antonio Padovan

Me: Giuseppe Battiston, Teco Celio, Liz Solari, Roberto Citran, Silvia D’Amico.

Noir – Itali, 2017, kohëzhgjatja 101 min. Me titra në anglisht

Konti Desiderio Ancillotto posedon një ngastër të gjerë toke me vreshta dhe një vile të madhe e të bukur, por mënyra se si ai e punon tokën, pa pesticide dhe duke e lënë “të pushojë” një pjesë të tokës, konsiderohet një strategji e keqe biznesi nga të tjerët. Ancillotto kryen vetëvrasje, por është ende në qendër të hetimit kur njerëz të lidhur me fabrikën e çimentos që ai mendonte se ndotte zonën fillojnë të vriten. Çështjen e heton Inspektori Stucky (por lexohet: Stucchi), i cili me veprimet e tij të qeta dhe paqësore përpiqet të pushtojë njerëzit e mbyllur për të arritur tek e vërteta. Ndërkohë burri, i cili ka origjinë pjesërisht persiane, përballet edhe me çështje private, atë të zisë së nënës së tij dhe pranisë së rëndë të babait të tij të vdekur, dhoma e të cilit në shtëpi nuk duhet të preket edhe megjithë këmbënguljen e xhaxhait të tij Cyrus që ka ardhur mik.

  • Organizuar nga: IIC di Tirana