Me rastin e edicionit të 4-të të Festival Brass, Maestro Marco Pierobon do të mbajë një master-class për studentët e interesuar në datat 24 dhe 25 prill, nga ora 10.00 deri në orën 13.00 .
24 – 25 Prill ora 10:00 – 13:00 | Universiteti i Arteve
Marco Pierobon – Çmimi i Parë në konkurset ndërkombëtare të Passau (Gjermani), Imperia dhe Aqui Terme, Marco Pierobon ka qenë për gati dhjetë vjet Tromba e Parë e Orkestrës Maggio Musicale Fiorentino (1999-2002 me Zubin Mehta) dhe e Akademisë S. Cecilia (2003-2008 me Antonio Pappano), ka bashkëpunuar në të njëjtin rol me Chicago Symphony Orchestra të drejtuar nga Daniel Barenboim dhe Orkestra Filarmonike della Scala.
Ka performuar si solist me orkestrat e mëdha që interpretojnë në Japoni, Rusi, Argjentinë, Kinë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara me Dirigjentë të tillë si Mehta, Karabtchevsky, Siebens, Heider, Neuhold, Gothoni. I janë kushtuar disa vepra nga kompozitorë të rëndësishëm si Giancarlo Aquilanti, Angelo Sormani, Giuseppe Bonafine, Michele Mangani.
Marco Pierobon ka në kurrikulumin e vet pesë produksione diskografike si solist dhe një DVD didaktike mbi instrumentet e bronzit. Ai ka mbajtur MasterClass në SHBA, Argjentinë, Rusi, Kazakistan, Kinë, Kanada, Angli, Greqi, Gjermani dhe Austri dhe për Festivale dhe Akademi italiane të ndryshme.
Që nga viti 2007 është titullar i katedrës së Trombës në Konservatorin e Bolzano-s.
Marco Pierobon është “Yamaha Performing Artist” dhe “Wedge Mouthpiece Endorsing Artist”.
Ai interpreton vetëm me instrumente Yamaha dhe pipa Wedge.