Instituti Italian i Kulturës Tiranë ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të Italian Screens – Kinemaja e re italiane, organizuar në bashkëpunim me ANICA.
ITALIAN SCREENS është një përmbledhje filmash të përzgjedhur mes kandidaturave për çmimin David di Donatello, çmim prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit përzgjedh dhe nderon filmat më të mirë italianë.
Për këtë edicion u zgjodhën dy filma, të ndryshëm për nga zhanri dhe mjedisimi: SICCITÀ i Paolo Virzì, SETTEMBRE i Giulia Louise Steigerwalt. Më tej, për Javën e tetë të kuzhinës italiane në botë, është organizuar shfaqja speciale e filmit QUANTO BASTA të Francesco Falaschi.
Filmat do të prezantohen në datat 8 dhe 13 nëntor në Kinema Millennium në Tiranë (Rruga Murat Toptani), në italisht me titra në anglisht.
Italian Screens është një nismë e krijuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizuales, nga Ministria e Kulturës dhe nga Akademia e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello.
Italian Screens përbën një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u paraqitur operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë, si dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Kjo ngjarje përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme për krijimin e një network-u, i cili iu mundëson operatorëve të sektorit, hyrjen në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal, në mbështetje të produksionit për ata që xhirojnë në Itali.
Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë, organizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, me qëllim nxitjen e mundësive të takimit midis produksentëve, distributorëve dhe krijuesve të të dy Vendeve.
Kalendari i filmave:
08.11.2023 ora 19:00
SICCITÀ i Paolo Virzì
Me: Silvio Orlando, Valerio Mastandrea, Elena Lietti, Tommaso Ragno, Claudia Pandolfi
Dramë 2022 l 124′
Filmi ka marë 5 nominime për çmimin Nastro d’Argento, 4 nominime dhe është 2 herë fitues i çmimit David di Donatello
Në Romë nuk bie shi prej tre vjetësh dhe mungesa e ujit ka prishur rregulla e zakone. Në qytetin që po vdes nga etja dhe ndalimet, lëviz një grup personazhesh, të rinj e të vjetër, të mënjanuar e të suksesshëm, viktima e përfitues, ekzistenca e të cilëve është e lidhur me të njëjtin fat tragjik e tallës, ndërsa kërkojnë shpëtim.
08.11.2023 ora 21:00
SETTEMBRE i Giulia Louise Steigerwalt
Me: Fabrizio Bentivoglio, Barbara Ronchi, Thony, Andrea Sartoretti, Tesa Litvan
Komedi 2022 l 110′
Filmi është fitues i çmimit David di Donatello për filmin a parë më të mirë.
Ndodh në një ditë shtatori që tre personazhe kuptojnë se jeta në të cilën gjenden nuk është ajo që kanë ëndërruar, se lumturia është një ide e largët, por ende e mundshme. Një histori korale që eksploron marrëdhëniet njerëzore, natyrën tonë më të thellë, kërkimin e një kontakti më të vërtetë mes njerëzve.
13.11.2023 ora 19:00
QUANTO BASTA i Francesco Falaschi
Me: Vinicio Marchioni, Valeria Solarino, Luigi Fedele, Nicola Siri, Mirko Frezza
Komedi 2018 l 92′
Arturo është një shef kuzhine i talentuar, që përfundon në burg për një sherr dhe që duhet të shlyejë dënimin pranë shërbimet sociale, duke drejtuar një kurs gatimi në një qendër për fëmijët autikë ku punon Anna. Guido ka sindromën Asperger dhe një pasion të madh për gatimin. Miqësia e pamundur mes të dyve do ta ndihmojë Arturon të ndryshojë jetën e tij.