Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ITALIAN SCREENS – Kinemaja e re italiane në Tiranë 15-19 prill 2024

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Audiovizive të Ministrisë së Kulturës dhe Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello dhe me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të prezantojë edicionin e dytë  të Italian Screens.

Nga data 15 deri më 19 prill, kinemaja e re italiane do të mbërrijë në Tiranë me një buqetë filmash të përzgjedhur mes kandidatëve për çmimin David di Donatello, çmimi prestigjioz i Akademisë së Kinemasë Italiane, e cila çdo vit përzgjedh filmat më të mirë italianë.

Për aktivitetin në Tiranë, janë zgjedhur filma të zhanreve dhe ambjenteve të ndryshme: GRAZIE RAGAZZI i Riccardo Milani i cili ka fituar 2 nominime dhe fituar një çmim Nastri d’Argento; COME PECORE IN MEZZO AI LUPI i Lyda Patitucci; RAPITO i Marco Bellocchio i cili ka fituar 9 nominime dhe 6 Nastri d’Argento; DISCO BOY i Giacomo Abruzzese film kandidat i Nastri d’Argento dhe i vlerësuar në Festivalin e Filmit në Berlin, i nominuar për çmimin Cesar dhe fitues i një çmimi në Lumiere Awards, ATLANTIDE i Yuri Ancarani, i nominuar në David di Donatello.

Filmat do të shfaqen nga data 15 deri më 19 prill në Kinema Millennium në Tiranë (Rruga Murat Toptani), në italisht me titra në anglisht.

Italian Screens është një nismë e ideuar nga Roberto Stabile, Drejtues i Projekteve Speciale të DGCA-MiC, e cila synon të bëjë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’i prezantuar operatorët vendas me më të mirën e asaj që sistemi audioviziv italian ka për të ofruar, për të inkurajuar bashkëprodhimet, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë sonë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë sonë. Ky aktivitet përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme network-u për të lejuar operatorët e sektorit të hyjnë në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal, për të mbështetur produksionet për ata që xhirojnë në Itali.

Italian Screns përbën një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë. Ky aktivitet përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme network-u për të lejuar operatorët e sektorit të hyjnë në kontakt me ata që mund të ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal në mbështetje të atyre që kryejnë xhirimet e filmave në Itali.

Pjesë e programit do të jenë edhe dy filma me metrazh të shkurtër: Gagarin, mi mancherai i Domenico De Orsi e Bubbles i shumëvlerësuar, një film me produksion italian i regjisores shqiptare Meri Dishnica.

Nisma është pjesë e një projekti më të gjerë për thellimin e marrëdhënieve kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, organizuar nga Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, me qëllim nxitjen e mundësive të takimit midis producentëve, distributorëve dhe krijuesve të dy Vendeve.

Aktiviteti Italian Screns do të pasohet më 20 dhe 21 Prill nga një nismë e Balkan Film Festival Romë, i cili, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, do të prezantojë edicionin e shtatë të festivalit në Tiranë. Ky aktivitet, Nga Roma në Tiranë, propozohet si një udhëtim i kundërt: rikthimi në Ballkan i disa prej veprave më të suksesshme të edicioneve romane të Festivalit të Filmit Ballkanik, duke ofruar një përzgjedhje filmash artistikë dhe dokumentarë nga edicionet e kaluara për publikun e kryeqytetit shqiptar.

Ky është kalendari i Italian Screens:

15 prill në orën 19:00

GRAZIE RAGAZZI i Riccardo Milani

Me: Antonio Albanese, Sonia Bergamasco, Vinicio Marchioni, Giacomo Ferrara, Giorgio Montanini

Komedi, Itali 2023 / 117′

I gjendur përballë mungesës së ofertave për punë, Antonio, një aktor i pasionuar, por shpesh i papunë, pranon ofertën e një miku dhe kolegu të vjetër, si mësues teatri në një burg.

16 prill në orën 19:00

Gagarin, mi mancherai i Domenico De Orsi

Me: Nicola De Paola, Marina Savino

Film me metrazh të shkurtër dramë Itali 2018 / 20′

COME PECORE IN MEZZO AI LUPI i Lyda Patitucci

Me Isabella Ragonese, Andrea Arcangeli, Clara Ponsot, Tommaso Ragno, Carolina Michelangeli

Dramë, Itali, 2023 / 99′

Një film aksion mbi historinë e hakmarrjes së një policeje e cila depërton në një bandë kriminale

17 aprile ore 19:00

BUBBLESs i Meri Dishnica

Me: Valeria Zazzaretta, Barnaba Bonaface, Margarita Xhepa

Film me metrazh të shkurtër dramë Itali 2023 / 15′

RAPITO di Marco Bellocchio

Me: Paolo Pierobon, Fausto Russo Alesi, Enea Sala, Barbara Ronchi, Filippo Timi, Fabrizio Gifuni, Andrea Gherpelli, Samuele Teneggi, Corrado Invernizzi, Paolo Calabresi, Leonardo Maltese, Federica Fracassi, Bruno Cariello, Giustiniano Alpi

Dramë/ historik /Itali/Francë/Gjermani 2023 / 125′

Filmi rindërton figurën e Edgardo Mortara-s, fëmijës hebre, rrëmbimi i të cilit nga Vatikani në vitin 1858, u kthye në  një rast ndërkombëtar.

18 Prill në orën 19:00

DISCO BOY i Giacomo Abruzzese

Me Franz Rogowski, Morr Ndiaye, Laetitia Ky, Leon Lucev, Matteo Olivetti, Robert Wieckiewicz, Mutamba Kalonji, Michal Balicki.

Dramë / Francë/Itali/Belgjikë/Poloni 2023 / 91′

Rruga e një të rekrutuari të Legjionit të të Huajve, kryqëzohet me atë një burri që po përpiqet të shpëtojë fshatin e tij.

19 Prill në orën 19:00

ATLANTIDE i Yuri Ancarani

Me Daniele Barison, Maila Dabalà, Bianka Berenyi, Jacopo Torcellan. Dramë, – Itali, 2021, kohëzgjatja 104 minuta

Një histori maskiliste, e dhunshme dhe e dënuar të dështojë, e cila shpërthen duke tërhequr zvarrë në një mbytje psikedelike, qytetin fantazmë.

Filmi është pjesë e ciklit Annotazioni Video, një projekt kushtuar video-artit, i artikuluar në një sërë takimesh me disa prej protagonistëve të artit bashkëkohor italian e shqiptar, që kanë si fill bashkues videon. Kurator i projektit: Stefano Romano. Filmi do të ndiqet nga një bashkëbisedim mese artistit Yuri Ancarani dhe kuratorit Stefano Romano.

15 – 19.04.2023 19.00 | Kinema Millennium Tirana (Rruga Murat Toptani, Tiranë)

Për më shumë informacion: iictirana@esteri.it

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Cinecittà për DGCA të Ministrisë së Kulturës, Akademia Italiane e Filmit - Çmimet David di Donatello dhe Ambasada Italiane në Tiranë