Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë Italian Screens – Kinemaja e re italiane në Tiranë edhe në Kosovë.
Për këtë edicion janë zgjedhur katër filma, të ndryshëm në zhanër dhe ambjentim: Vermiglio nga Maura Delpero – Diamanti nga Ferzan Ozpetek – Gloria! nga Margherita Vicario – Ciao bambino nga Edgardo Pistone
Filmat do të shfaqen nga data 32 deri më 27 qershor pranë Teatrit ODA në Prishtinë dhe DokuKino në Prizren, në gjuhën italiane me titra në anglisht dhe me hyrje të lirë.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
Italian Screens paraqet një mundësi thelbësore për t’i bërë të njohur jashtë vendit protagonistët e kinemasë italiane, për të krijuar një audiencë që vlerëson produksionet e shkëlqyera të momentit, por edhe për t’u prezantuar operatorëve vendas më të mirën e asaj që ofron sistemi audioviziv italian, me qëllim inkurajimin e bashkëprodhimeve, rritjen e cilësisë profesionale të industrisë dhe ndërkombëtarizimin e kinemasë. Ky aktivitet përfaqëson gjithashtu një mundësi të rëndësishme network-u për të lejuar operatorët e sektorit të hyjnë në kontakt me ata që mund t’u ilustrojnë më së miri programin nxitës në nivel kombëtar dhe rajonal,
Kalendari:
23/06 TeatrI Oda Prishtinë
Vermiglio nga Maura Delpero
Me: Tommaso Ragno, Giuseppe De Domenico, Roberta Rovelli, Martina Scrinzi, Orietta Notari, Carlotta Gamba, Sara Serraiocco.
Dramë I Itali, Francë, Belgjikë, 2024 I 119’
Lucia, Ada dhe Flavia janë tre vajzat e familjes Graziadei, që ka parë të lindin dhjetë fëmijë, por që për fat të keq jo të gjithë të mbijetuar, siç ndodhte rëndom në Italinë rurale të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Familja Graziadei jeton në një fraksion trentin të Vermiglio-s, në një shtëpi të vogël në mes të fushave dhe dëborës së dimrave të gjatë malor. Kryefamiljari, mësues në shkollën fillore, përpiqet t’i mësojë nxënësit jo vetëm të shprehen në një italishte të saktë në vend të dialektit që flasin të gjithë (përfshirë edhe famijlen e tij) në shtëpitë e tyre, por edhe të aspirojnë për diçka më të bukur dhe më të lartë se lodhja dhe mundimi i përditshëm. Kur familja Graziadei strehon një ushtar sicilian që ka braktisur ushtrinë, shkaktohet një reaksion zinxhir, të cilin familja duhet ta administrojë dhe që do të zhvillohet përgjatë katër stinëve të vitit të fundit të luftës.
Filmi u vlerësua në Festivalin e Filmit në Venecia dhe do të përfaqësojë Italinë në Oscar 2025, duke hyrë përfundimisht në listën e filmave më të mirë ndërkombëtarë të çmimeve të ardhshme të Academy Awards.
24/06 ora 20:00 DokuKino Prizren
Diamanti nga Ferzan Ozpetek
Me: Luisa Ranieri, Jasmine Trinca, Stefano Accorsi, Luca Barbarossa (II), Sara Bosi
Komedi, Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 135 minuta.
Një regjisor thërret aktoret e tij të preferuara, ato me të cilat ka punuar dhe ato që ka dashur. Ai dëshiron të bëjë një film për gratë, por nuk zbulon shumë: i vëzhgon, nxitet dhe frymëzohet derisa imagjinata e tij i çon në një epokë tjetër, në një të kaluar ku zhurma e makinave qepëse mbush një vend pune të drejtuar dhe të populluar nga gra, ku burrat kanë role të vogla, margjinale dhe kinemaja mund të tregohet nga një këndvështrim tjetër: ai i zakoneve. Mes vetmisë, pasioneve, anktheve, mangësive zemërthyese dhe lidhjeve të pazgjitshme, realiteti dhe fiksioni ndërthuren, ashtu si ndërthuret jeta e aktoreve me atë të personazheve, konkurrenca ndërthuret me vëllazërinë, e dukshmja me të padukshmen.
25/06 ora 20:00 DokuKino Prizren
Gloria! nga Margherita Vicario
Me: Galatéa Bellugi, Carlotta Gamba, Veronica Lucchesi, Mariavittoria Dallasta
Dramë, – Itali, Zvicër, 2024, kohëzgjatja 100 minuta.
Venecia, një kolegj femrash në fund të Shtatëqindës. Së bashku me një grup të vogël muzikantesh të jashtëzakonshme, Teresa, një grua e re me talent vizionar, kapërcen shekujt dhe sfidon katafalkët e pluhurosur të Ancien Régime duke shpikur një muzikë rebele, të lehtë dhe moderne.
Filmi ka marrë 3 nominime dhe fituar një çmim në Nastri d’Argento, në Itali në Box Office.
Jashtë programit: 26/06 ora 19:00 Teatri Oda Prishtinë
Il Bambino Nascosto nga Roberto Andò
Me: Silvio Orlando e Giuseppe Pirozzi
Dramë, – Itali, 2021, kohëzgjatja 110 minuta
Një mësues pianoje që jeton në një lagje popullore lejon një djalë dhjetëvjeçar të fshihet nga familja në apartamentin e tij.
27/06 ora 19:00 Teatri Oda Prishtinë
Ciao bambino nga Edgardo Pistone
Me: Marco Adamo, Anastasia Kaletchuk, Luciano Pistone, Pasquale Esposito, Salvatore Pelliccia
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 95 minuta.
Filmi zhvillohet në fund të verës dhe ndjek aventurat e një djali 19-vjeçar të quajtur Attilio, i cili jeton në lagjen Traiano të Napolit. I riu caktohet të mbrojë një prostitutë nga Lindja, por shpejt përfundon duke rënë në dashuri me të. Megjithatë, ai është i detyruar nga rrethanat t’i mbajë të fshehta ndjenjat e tij. Pasi lirimit nga burgu të të atit, i persekutuar nga fajdexhinjtë, djalit do t’i duhet të shlyejë një borxh të konsiderueshëm dhe do ta gjejë veten të detyruar të zgjedhë mes vajzës që dashuron dhe babait të tij, duke vënë në rrezik lirinë dhe gjithë çfarë kishte në jetë.
Vlerësuar në Festivalin e Filmit në Romë.