Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

UNË, LEONARDO nga Jesus Garces Lambert – 500 vjet Leonardo Da Vinci

UNË, LEONARDO nga Jesus Garces Lambert

Me Luca Argentero, Angela Fontana, Massimo De Lorenzo, Francesco Pannofino, Matt De Luise

Biografi – Itali, 2019, kohëzgjatja 90 minuta, me titra në anglisht

Unë, Leonardo, do ta çojë shikuesin në zbulimin e njeriut, piktorit, shkencëtarit dhe shpikësit Leonardo da Vinci. Do të jetë një udhëtim unik, përfshirës dhe tërheqës në mendjen e Leonardo-s, një prej figurave më të gjeniale që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, i njohur nga të gjithë, për “pikturën më të famshme në botë”, Xhokonda. Udhëtimi do të realizohet me një vështrim shumë larg stereotipeve me të cilat përshkruhet zakonisht Leonardo.

Leonardo da Vinci: Unë dua të kuptoj masën universale të njeriut! Studimi dhe vizatimi janë për mua streha e vetme e sigurt. Piktura është shkencë, mbesë e Natyrës dhe e afërme e Zotit!

Hyrja e lirë deri në plotësimin e vendeve

  • Organizuar nga: IIC di Tirana
  • Ne bashkepunim me: COD - Center For Openness And Dialogue