Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me TIFF (Tirana International Film Festival) ka kënaqësinë të prezantojë filmin e tretë të programit të përzgjedhur kushtuar kremtimit të njëqindvjetorit të një prej figurave më ikonike në historinë e kinemasë: Marcello Mastroianni, i lindur më 28 shtator 1924:
Io, Io, Io… e gli Altri i Alessandro Blasetti
Me: Nino Manfredi, Vittorio De Sica, Walter Chiari, Gina Lollobrigida, Marcello Mastroianni. Cast komedi – Itali, 1965 – 116′
Një gazetar i njohur, i cili punon edhe si shkrimtar (Chiari), dëshiron të bëjë një studim mbi egoizmin njerëzor. Kështu ai identifikon një sërë personazhesh emblematikë që duhet të mbështesin qëndrimin e tij shumë kritik për këtë temë. Megjithatë, pak e nga pak, shkrimtari identifikon dhe zëvendëson veten me personazhet e tij, duke zbuluar kështu se kuptimi i vërtetë i jetës qëndron tek dhënia dhe jo marrja; kërkimi bëhet më pas një rrëfim që sjell me vete kujtime dhe pendim. Përmes një galerie personazhesh me mjerimet dhe dobësitë e tyre, përvijohet rrugëtimi i brendshëm i një shkrimtari nga skepticizmi fillestar drejt një ndërgjegjësimi më të pjekur.
Shkruar nga disa autorë, me pjesë të vogla për Manfredi, Mastroianni, Silvana Mangano, Elisa Cegani, Caterina Boratto, Vittorio Caprioli, Franca Valeri, Sylva Koscina, Paolo Panelli, Salvo Randone dhe shumë të tjerë.
Filmi ka fituar një çmim David di Donatello
26.09.2024 në Qendrën e Artit Agimi