Kthehet edhe këtë vit treni legjendar Tiranë-Shkodër për “Swing Marathon” tashmë në edicionin e tij të 4-të të organizuar nga Hemingway Fan Club Albania me rastin e Ditës Ndërkombëtare UNESCO të Xhazit, nën kordinimin e Herbie Hancock.
Udhëtimi me tren fillon në Tiranë ku 18 artistë italianë do të interpretojnë live gjatë gjithë udhëtimit, deri në mbërritjen në Shkodër (pas rreth 5 orësh). Më shumë se 500 udhëtarë të pasionuar, me veshje të viteve 40 dhe 50 do të shoqërojnë këtë maratonë muzike.
Në Shkodër nxënësit e shkollave të mesme do të mirëpresin maratonistët dhe maratona do të vazhdojë me biçikleta. Artistët do të interpetojnë në rrugicat e Shkodrës deri te Kafja e Madhe ku ata do të mirëpriten nga banorët e qytetit. Ndalesa e fundit e këtij udhëtimi është Teatri Migjeni ku do të hipin në skenë 18 artistë, të shoqëruar edhe nga çifte të ndryshme kërcimtarësh Lindy Hop-i, të cilët do të ftojnë të gjithë auditorin të kërcejë me ta.
Këtë vit do të marirn pjesë në maratonë:
Ray Gelato meets The good Fellas
Stelio Lacchini – kontrabas
Fabrizio Casadei – bateri
Davide Falconi – piano
Giancarlo Martini – trombë
Enrico Farnedi – trombë
Marco Petrolani – saksofon
Luca Bolognesi – trombon
Alessio Magliari – piano
RetroMarching Band
Carlo Corzani – saksofon
Giuseppe Satanassi – trombon
Christian Rossi – susafon
Loris Bob Ercolani – perkusion
Pierluigi Vicini – saksofon
Daniele Giardina – trombë
Dj Frau Ludwig feat . Rachel Doe
Carmela Senfett e Rachel Doe
Michael Supnick – Drejtor artistik
Për biletat e trenit:
Hemingway Fan Club Albania
Swing Marathon
Adresa: Rr. Kont Urani, godina 2 kateshe, kati perdhe, nr2, Tirana
Cel: 00355 69 2130007
E-mail: hemingwaybartirana@gmail.com
Prenotazione non più disponibile