Edicioni i 3° i International Albanian Brass Festival organizohet nga Shoqata “Artistë Interpretuesë” në Tiranë më 23-28 prill 2018 pranë Universitetit të Arteve dhe Amfiteatrit të Liqenit Artificial.
Në këtë edicion do të marrin pjesë emra të mëdhenj si Luca Benucci (Itali), Paul Goodchild (Australi), Arkady Shchilkloper (Rusi), Avital Handler (Izrael), Katie Cox (Shtetet e Bashkuara), Sergiu Carstea (Rumani). Përveç koncerteve në mbrëmje, do të ketë një masterclass të lirë të muzikës klasike, moderne dhe asaj jazz.
Karriera e madhe koncertore dhe didaktike e Luca Benucci shtrihet në më shumë se 30 vjet dhe ka lënë një shenjë të pashlyeshme në skenën muzikore ndërkombëtare.
Ka qenë i ftuar si Korno e Parë në shumë orkestra prestigjioze, si në Chicago Symphony Orchestra, Berliner Philharmoniker, Staatskapelle Solisten Berlin, Super World Orchestra, Israel Philharmonic, Teatrin alla Scala në Milano, Concertgebouw në Amsterdam me Palau de les Artes Reina Sofia di Valencia dhe me Master World Orchestra.
Që prej vitit 1995 mbulon rolin e Kornos së Parë në Maggio Musicale Fiorentino, nën drejtimin e Zubin Mehta. Kur nuk punon në orkestër, ai i përkushtohet projekteve të shumta të kryera në bashkëpunim me shumë artistë dhe muzikantë në formacione dhomë të tilla si: il Nuovo Quintetto Italiano, Italian Wonder Brass e il Pop Horn Ensemble.
Ai mban masterclass në universitetet më të mirënjohura dhe konservatorët në mbarë botën, duke përfshirë Boston University, Roosevelt University, Juilliard School of Music, Curtis Institute of Music, Boston Conservatory, Indiana University, Illinois State University, Mannes School of Music in New York etj.
Është ftuar si korno solist dhe docent në Festivale prestigjioze në 4 kontinente të ndryshme, duke bashkëpunuar me solistë dhe dirigjentë të tillë C. Abbado, R. Muti, D. Baremboim, S. Rattle, W. Sawallisch, G. Pretre, G. Sinopoli, C.M. Giulini, G. Dudamel e Zubin Mehta.