Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

INNFEST 2025

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me INNFEST 2025 me pjesëmarrjen e Marinela Marku, influencer dhe eksperte e mirënjohur e mediave sociale.

Innfest është samiti më i madh shqiptar për krijuesit e përmbajtjeve digjitale dhe influencuerave, i organizuar nga Innovation Nest. Qëllimi i tij është krijimi i rrjetëzimit, bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ideve mes studentëve, krijuesve, startup-eve, kompanive dhe liderëve të industrisë.

Pjesëmarrja në Innfest ofron mundësinë për t’u lidhur me botën sipërmarrëse dhe digjitale, për të eksploruar trendet e reja teknologjike dhe për të promovuar markat vetjake.

Festivali organizon:

TAVOLINA TË RRUMBULLAKTA PËR LIDERËT E SEKTORIT TË BIZNESIT: Digital Marketing, Influencer Marketing, Content Creation in the Digital Age, Artificial Intelligence and its Impact on Business, The Startup Ecosystem, The Future of Work, Educating the Next Generation, Digital Commerce & Logistics, Digital Payments & Cryptocurrencies, Digital Nomad & Remote Work

KATËR DISKUTIME ME STUDENTË: transformimi i shkollave ​​për një ndikim më të madh tek studentët, maksimizimi i ndikimit të studentëve, mendimi i studentëve mbi inteligjencën artificiale dhe e ardhmja e punës e parë nga studentët.

SFIDAT PËR STUDENTËT ZGJIDHJE PRAKTIKE PËR BIZNESET: përshpejtimi i adoptimit të teknologjisë në universitete, bashkëpunimi midis kompanive dhe universiteteve, rritja e përdorimit të pagesave online për kompanitë shqiptare dhe rritja e shitjeve për audiencën e Gjeneratës Z.

Programi i Festivalit: Agenda – Inn Fest

Hyrja me biletë: Inn Fest

  • Organizuar nga: INNFEST
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë