Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takim me Rosella Menegazzo: “Felice Beato dhe Adolfo Farsari fotografë dhe sipërmarrës në Yokohoma”

RosellaMenegazzo

Në vijim të bashkëpunimit mes Muzeut të Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacionit Alinari, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë takimin me Rosella Menegazzo-n, konsulente shkencore e ekspozitës “Felice Beato dhe Adolfo Farsari – Dy italianë në Lindjen e Largët (1863-1890)” e hapur deri më 7 korrik.

“Felice Beato dhe Adolfo Farsari: fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama të fundit të Tetëqindsës”

Historia e dy fotografëve italianë Felice Beato dhe Adolfo Farsari, të cilët mbërritën në Japoni në gjysmën e dytë të Tetëqindës, flet për udhëtimet, krijimtarinë, sipërmarrjen, artin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Pamjet fotografike që lanë, pjesërisht të mbledhura nga Arkivi Alinari i Firences, dëshmojnë për vendet, traditat dhe zakonet e një Vendi që sapo kishte fituar teknikën fotografike, por edhe për potencialin që zotëronte ky medium i ri në kontekstin e qytetit port aq energjik, Yokohama. Beato dhe Farsari e shndërruan fotografinë në një produkt artistik të shpërndarë gjerësisht dhe kontribuan në trajnimin e gjeneratave të para të fotografëve japonezë, duke shënuar historinë e fotografisë ndërkombëtare.

© Kusakabe Kimbei, “Gruppo di giovani donne”, Giapone, 1870-1890, Archivi Alinari a Firenze

 

14.06.2024 ora 19:00

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër dhe Fondacioni Alinari për fotografinë
  • Ne bashkepunim me: MEKI dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë