Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë takimin me Rischa Paterlini, me titull “Një gjueti e dashur”. Rischa Paterlini është kuratore e Koleksionit Giuseppe Iannaccone – Itali 1920-194, një nga koleksionet më të rëndësishme private në Milano. Takimi është pjesë e projektit Art House School 2017.
2 shtator 2017, ora 19
Art House – Shkodër
Hyrja e lirë
Rischa Paterlini ka lindur në Salò në vitin 1976. Pasi u shpërngul në Milano në vitin 2001, filloi menjëherë të bashkëpunojë me avokatin Giuseppe Iannaccone dhe që nga viti 2003 kuron koleksionin e tij të artit modern dhe bashkëkohor “një kontenitor tregimesh, një vështrim mbi botën dhe një dokumenti i jashtëzakonshëm i të tashmes që përfshin artistë jo vetëm italianë por edhe ndërkombëtarë. ” Që nga viti 2015 është kuratore e projektit IN PRATICA. Projekti konsiston në ngritjen e ekspozitave të vogla të artistëve të talentuar, ende të panjohur për publikun e gjerë, në dialog me koleksionin e përhershëm. Në vitin 2010, për koleksinin Iannaccone ka botuar një libër me titull Një gjueti e dashur, arti italian në mes të dy luftërave në Koleksionin e Giuseppe Iannaccone dhe në 2017 është bashkë-kuratore e librit: Italia 1920 – 1945, një figuracioni të ri dhe tregimi i vetes të dyja të botuara nga Skira. Për IN PRATICA ka kuruar publikimin e katalogëve dedikuar Davide Monaldi, Luca De Leva dhe Andrea Romano. Në qershor 2017 ka bashkë-kuruar botimin e katalogut të Piero Guccione për ekspozitën në Castellabate. Në vitin 2017 ka bashkë-kuruar ekspozitën në Trienalen e Milano-s dhe në Fondazione Credito Bergamasco i Bergamo- s dedikuar koleksionit të artit italian në mes të dy luftrave nga Giuseppe Iannaccone. Angazhimet e ardhshme për 2017 të IN PRATICA janë ekspozita personale e Beatrice Marchi dhe kurimi i një projekti të performancës së Roberto Fassone.