Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Takim me autorin – Cristina Caboni prezanton librin e saj ” Shtegu i profumeve”

“Shtegu i profumeve” përkthyer në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese DITURIA

 Shtegu i profumeve, një roman italian i kthyer në një fenomen editorial ndërkombëtar ende pa u botuar.Elena nuk i beson askujt. Ka humbur çdo siguri dhe nuk beson më në dashuri. Vetëm kur ajo krijon esencat e saj arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Që nga dita kur e ëma u largua, e braktisi kur ishte vetëm një vajzë e vogël në kërkim të dashurisë dhe përkëdheljeve Që atëherë ështe mbështetur vetëm te vetja. Që atëherë ka mbyllur dyert e emocioneve të saj. Tani që është njëzet e gjashtë vjeç fati vazhdon ta vërë atë në provë, por dhuntia e saj e veçantë i tregon rrugën që duhet të ndjekë. Një rrugë që e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Krijimet e saj në pak kohë do të pushtojnë të gjithë. Cristina Caboni jeton në krahinën e Cagliari-t me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Përveç përkushtimit me kohë të plotë ndaj shkrimeve, ajo punon në bletarinë e familjes, duke u kujdesur kryesisht për bletët mbretëresha. Një pasioni tjetër i saj janë trëndafilat, prej të cilave rrit dhe kultivon lloje të ndryshme. Bota e parfumeve dhe esencave natyrore e shoqëron prej kohësh dhe romani i saj i parë Shtegu i parfumeve është një homazh për magjinë që fshihet pas një arome, aroma e një kujtimi të largët, e një dashurie të humbur dhe të paarritshme, e një shpresë që ka mundësi të reja. E mërkurë 3 ora 11.00 – Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës, Tiranë E enjte 4 ora 11.00  – Biblioteka e Universitetit “Ismail Qemali në Vlorë http://www.ilsentierodeiprofumi.com/ http://www.dituria.al/

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N