Një reflektim mbi arkitekturën bashkëkohore, nëpërmjet përvojës së fituar nga Urdhëri i Arkitektëve të PPC të Firences dhe Fondacionit të Arkitektëve të Firences: promovues dhe përhapës i kulturës arkitektonike dhe temave të ngjashme me të.
Do të marrin fjalën:
Ark.Giorgio Cerrai (Urdhëri i Arkitektëve P.P.C. Firence, Këshilltar që mbulon Ndërkombëtarizimin)
Ark.Silvia Moretti (Fondacioni i Arkitektëve Firence, Presidente)
- Kultura e projektit si një garanci e cilësisë mjedisore dhe civile.
- Arkitektura për të mirën e përbashkët. Shprehje e kulturës së një populli dhe dëshmi e qytetërimit të tij.
- Historia mijëravjeçare e qendrave tona historike dhe peizazhit tonë, rëndësia e cilësisë dhe bukurisë së vendeve ku jetojmë: reflektime mbi arsyet që rregullojnë suksesin e një modeli urban dhe territorial.