Art House – Shkodër
Pas ekspozitës Memorandum, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Art House ka kënaqësinë të prezantojë takimin me kritiken e artit dhe kuratoren Angela Vettese.
E shtunë 19 shtator – ora 18,00
ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi n. 15
Hyrja e lirë
Angela VETTESE është drejtoreshë e kurseve master për artet pamore dhe modën pranë departamentit të kulturës të projektit të Universiteti IUAV të Venezia-s, ku jep lëndën e teorisë dhe kritikës së artit bashkëkohor, si dhe në ciklin tre vjeçar, bazat e praktikave artistike, si profesoreshë e asociuar. Ajo ka dhënë mësim në akademitë e Arteve të Bukura në Milano, Bergamo dhe Venezia, si dhe në Universitetin Bocconi në Milano.
Ka qenë presidente e Fondacionit Bevilacqua La Masa, drejtoreshë e Galleria Civica të Modena-s, drejtoreshë e Fondacionit Arnaldo Pomodoro në Milano, bashkë-kuratore e Fondacionit Antonio Ratti Como, bashkë-themeluese e Çmimit Furla -Querini Stampalia, bashkë-themeluese e Festivalit të Artit Bashkëkohor në Faenza. Ajo ka botuar studime në katalogë dhe libra ndërkombëtarë (në Philadelphia Museum of Arts, Phaidon Press, Sternberg, Koenig).
Ka botuar tekste të ndryshme në italisht dhe spanjisht, si Capire l’arte contemporanea (Torino, 1996/2006/2013), Artisti si diventa Roma, 1998), Si fa con tutto (Roma Bari 2010 e 2012), Arte contemporanea tra mercato e nuovi linguaggi (Bologna 2012), Art as a Thinking Process (con Mara Ambrozic, Frankfurt 2013).
Në vitin 2009 ka qenë presidente e jurisë së Biennales së Venezia-s. Që nga viti 1986 shkruan për suplementin “Domenica” de Il Sole 24 Ore. Ka pasur funksionin e përgjegjëses për kulturën dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Venezia-s nga viti 2013 deri në vitin 2014.