EKSPOZITA
Në gjurmët e Italisë në Shqipëri
Arkitektura e qendrës së Tiranës është një dëshmi konkrete e proçesit të osmozës që gjithmonë ka karakterizuar raportin mes kulturës italiane dhe asaj shqiptare në të gjitha sferat. Ekspozita synon të dokumentojë dhe të bëjë vizituesin të eksplorojë çdo ndikim dhe mbetje italiane duke u nisur nga ato më të dukshmet dhe fizike drejt atyre më të pak të dukshme dhe të fshehta.
Në fakt ajo synon vlerësimin dhe njohjen e aksit monumental të qytetit të Tiranës, pasi ky organizëm urban përbëhet nga ndërtesa institucionale dhe qeveritare me vlerër të madhe arkitektonike, të projektuar dhe realizuar nga vitet ’20 deri në vitet ’40 nga architektë, inxhenierë, punëtorë dhe ushtarak italian në bashkëpunim të ngushtë me homologët shqiptar. Aksi, përveçse të përfaqësojë një gjurmë të rëndësishme historike italiane, përbën një trashëgimi arkitektonike me vlerë të madhe për Shqipërinë, për të cilin qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, të bëhen të ndjeshëm dhe të ndihen krenar.
Raporti intensiv kulturor ndërmjet dy vendeve nuk i përket vetëm të kaluarës, por përfaqëson një realitet të konsoliduar të të cilit sillet në ekspozitë kontributi i ofruar nga arkitektët italianë në dhjetëvjeçarët e fundit deri në ndërtimin e qyteteve shqiptare. Mbi të gjitha përveçse dokumentimit të kontributit historik dhënë nga arkitektët italianë në Shqipëri në modernizëm të plotë, dëshirohet të përbyllet aktiviteti me realizimet e arkitekturës bashkëkohore vepër e studiove italiane që janë pozicionuar mirë në realitetin shqiptar.
Ekspozita do të vendoset në selinë e Këshillit të Ministrave, e hapur për publikun ekskluzivisht për tri ditë dhe ndërtesa të ndryshme të sheshit Nënë Tereza i restauruar të Bulevadit të Tiranës.