Trio e formuar nga Marco Masini, klarinetë, Cristina Monticoli, oboe dhe Federico Lovato, pianoforte, do të japë një koncert në kuadër të Festivalit të Muzikës së Dhomës në Durrës. Në program muzikë nga E. Destenay, P.Gilson e H.E. Klosè.
E mërkurë 29 qershor 2016, ora 19.30
Muzeu Arkeologjik, Durrës
Hyrja e lirë
Koncerti është realizuar në bashkëpunim me CIDIM në kuadër të Suono Italiano 2016 dhe mbështetjen e Fondacionit Cassa di Risparmio i Udine-s dhe Pordenone-s.
Marco Masini, klarinetë e parë në Teatrin Lirk “Giuseppe Verdi” në Trieste. Pas diplomimit me nota shumë të larta nën drejtimin e prof. P. Beltramini në konservatorin “J. Tomadini” në Udine, u specializuar me A. Carbonare, C. Palermo, G. Pretto. Është fitues i konkurseve prestigjioze ndërkombëtare, luan rregullisht në grupe të mëdha të muzikës së dhomës dhe si klarinetë nën drejtimin e dirigjentëve si Muti, Renzetti, Abbado, Shelley, Soudant, Gelmetti, Marshall, Caetani.
Cristina Monticoli, oboe e parë solo e MSO-Malmö Symfoniorkester. Pas diplomimit nën drejtimin e Paolo Pellarin, u specializua me Luca Vignali. Është fituese e shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës, zhvillon një aktivitet të ngjeshur koncertor në shumë grupe të muzikës së dhomës. Është mysafire e rregullt e orkestrave të mëdha evropiane drejtuar nga dirigjentë të nivelit ndërkombëtar. Ka inçizuar për shtëpi diskografike si Decca, Naxos, Rai, AudioTime dhe Artemia.
Federico Lovato, i diplomuar në piano dhe violonçel, fitues i disa konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, ka një aktivitet të ngjeshur koncertor në të gjithë Europën edhe si solist me orkestra prestigjoze. Bashkëpunon me muzikantë të rëndësishëm si R. Fabbriciani, M. Somenzi, B. Cavallo, V. Mendelsohnn, M. Flaksmann, G. Corti, L. Vignali. L. Lucchetta, J. Ocic. Ka inçizuar për shtëpi diskografike si Audite!, Challenge Records, e Dynamic. Është docent në konservatorin “J. Tomadini ” në Udine.
Festivali i Muzikës së Dhomës në Durrës, në edicionin e saj të XI-të, do të zhvillohet nga 1 deri me 17 Korrik 2016 në Muzeun Arkeologjik.