Instituti Italian i Kulturës ka kenqaesine te prezantoje filmin e tretë për këtë edicion të ciklit ITALIAN SCREENS
Il tempo che ci vuole nga Francesca Comencini
Me: Fabrizio Gifuni, Romana Maggiora Vergano, Anna Mangiocavallo, Luca Donini
Dramë, – Itali, 2024, kohëzgjatja 110 minuta.
Është një film autobiografik, në fakt është një histori personale e disa momenteve të kaluara nga regjisorja me të atin.
Luigi dhe Francesca (Fabrizio Gifuni dhe Romana Maggiora Vergano) ndajnë pasionin për kinemanë, pavarësisht zgjedhjeve të tyre të ndryshme të jetës dhe mënyrave të të qenit në botë. Historia zhvillohet gjatë viteve “të plumbit”, gjatë xhirimeve të Pinokut, filmi mbi të cilin po punonte babai i saj në atë kohë. Ajo është ende fëmijë, por ai i flet me seriozitet, gjakftohtësi dhe respekt, ashtu siç flet me një të rritur. Françeska rritet dhe bëhet vajzë në një periudhë historike ndryshimesh, plot beteja politike dhe revolucione shoqërore, por fatkeqësisht edhe masakrash. Pasioni i saj për kinemanë e shoqëron gjithmonë por magjia ia lë vendin pasigurisë. Pikërisht në këtë fragment të historisë italiane, në të gjithë vendin shfaqet e fillon të shpërndahet heroina, e cila shënoi dhe ndryshoi thellësisht jetën e Françeskës dhe brezit të saj. Luigi është i pafuqishëm, nuk di si të reagojë, por vendos t’i qëndrojë pranë, duke e marrë me vete në Paris.
Italian Screens është një nismë e ideuar për të prezantuar më të mirën e kinemasë italiane, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe Sektorit Audioviziv të Ministrisë së Kulturës.
14.04.2025 ora 19:00
Kinema Millennium – Tiranë
Hyrja e lirë
Film në italisht me titra në anglisht