Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Sopranoja Enrica Mari në koncert – Festivali Vox Baroque

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë pjesëmarrjen e sopranos Enrica Mari në Festivalin Vox Baroque, i cili ka arritur tashmë në edicionin e tij të IV-t (2-11 korrik 2017). Enrica Mari do të japë një sërë koncertesh, së bashku me klaviçembalistin Jusuf Beshiri dhe kitaristin Arber Cerri. Programi përmban muzikë të Domenico Scarlatti dhe Giovanni Battista Pergolesi.

2 korrik 2017, ora 20

Kështjella Rozafa, Shkodër

Hyrja e lirë

 

3 korrik 2017, ora 20

Reja e Fujimoto-s, Tiranë

Hyrja e lirë

 

10 korrik 2017, ora 20

Rezidenca e Italisë, Tiranë

Hyrja me ftesë

 

ENRICA MARI, soprano, ka nisur studimet e saj në fushën e muzikës shumë e re si violiniste në Napoli e më pas në Konservatorin “S. Cecilia” në Romë. Është diplomuar, njëkohësisht, shkëlqyeshëm, në kanto. Është specializuar në Gjermani, Spanjë, Austri (Mozarteum në Salzburg). Për muzikat baroke ka ndjekur kurset e Urbino me A. Mellon dhe C. Miatello e Erice me C. Ansermet. Ka debutuar në “Campanello” të Donizetti në teatrin “Valle” në Romë e më pas ka interpretuar vepra të ndryshme si protagoniste në salla e teatro të shumtë. Në vitin 1994 ka fituar konkursin ndërkombëtar “S. Mercadante. Ka realizuar 3 Cd me muzikë baroke me Ansamblin “Festa Rustica” nën etiketën Agorà si edhe një tjetër Cd “live” me Këngë Napoletane të Viteve Shtatëqind publikuar nga revista ORFEO.