koncerti Jazz në kuadër të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër
Instituti Italian i Kulturës dhe Konsullata e Nderit e Italisë në Shkodër kanë kënaqësinë të prezantojnë një koncert jazz të Kuintetit të Gianni Dall’Aglio-s, në kuadër të Festivalit të Muzikës Moderne.E premte 12 qershor 2015, ora 20.00 Oborri i Pallatit Italia (Konsullata e Nderit e Italisë Shkodër) Hyrja e lirëKoncerti i hapjes parashikon pjesëmarrjen e Gianni Dall’Aglio, baterist i njohur i Adriano Celentano, Luca Marianini, Stefano Rapicavoli, Emiliano Paterlini, Alberto Ferrarini. Muzikantët italianë do të shoqërohen nga kuinteti shqiptar i formuar nga Eugjen Gargjola, Leticia Gargjola, Mark Ujka, Rodolf Ceklijaj, Antonio Fierza. Gianni Dall’Aglio– Bateri Në karrierën e tij të gjatë, përveç Adriano Celentano-s ai ka bashkëpunuar me shumë artistë italianë, si Lucio Battisti, Mina, Patty Pravo, Pierangelo Bertoli dhe shumë të tjerë. Ai ka nisur edhe një karrierë si solist, duke debutuar në vitin 1971 me një 45 giri të regjistruar për Dichi Ricordi. Nga viti 2012 drejton seminare për bateri. Autobiografia e tij “Batti un colpo” doli për Gabrielli Edizioni në vitin 2014. Alberto FERRARINI – Kitarë / Bass Muzikan jashtëzakonisht eklektik, i cili dallohet për bashkëpunime të rëndësishme si në fushën e muzikës së lehtë (Patty Pravo, Adriano Celentano, Bobby Solo, Fausto Leali, I Ribelli, Eduardo De Crescenzo, Fabio Concato, etj), ashtu dhe në fushën e jazz-it (Mauro Negri / Billy Cobham / Ares Tavolazzi / Marco Vaggi /Massimo Greco/ Marco Remondini etj). Luca Marianini – Trombë U diplomua në vitin 1986 në Konservatorin P. Mascagni të Livorno-s, me maestro Marco Nesi. Përvoja e tij në muzikën klasike vazhdon, duke bashkëpunuar me orkestra simfonike dhe kompani operistike duke interpretuar me dirigjentë si R. Muti, Z. Metha, G . Kuhn, G. Gavazzeni, D. Oren. Stefano Rapicavoli – Perkursion Që nga viti 1985 ai është aktiv si perkursionist në orkestra të ndryshme liriko-sinfonike dhe në grupe dhome me repertor klasik dhe bashkëkohor. Që nga viti 2006 është pjesë e grupit “Alkord”, themeluar nga kitaristi Alberto Capelli, me të cilin ka regjistruar CD “Nelle mie corde” (Music Center), botuar në vitin 2007 dhe CD “L’attesa”, dalë si aneks i revistës Jazzit maj-qershor 2008. Emiliano Paterlini – Tastierë Iu afrua muzikës falë dëgjimit të disqeve të gjetura në shtëpi dhe në moshën 7 vjeçare fillon të luajë në piano. Në vitin 2007 regjistroi me këngëtarin mantovan Luca Bonaffini. CD-ja, përveç këngëve të këngëtarit përmban gjithashtu pjesë për piano solo të kompozuara nga vetë Paterlini. Ai ka luajtur me Fausto Leali, Fabio Concato, Eduardo De Crescenzo, Luca Bonaffini, Ivan Segreto, Max Gazzè, Bobby Solo, I Ribelli si dhe artistë të tjerë të rëndësishëm të skenës kombëtare.Festivali i Muzikës Moderne rikthehet në Shkodër nga data 12 deri më 14 qershor 2015 pas suksesit në tre edicionet e para. Pë më shumë informacion kliko këtu.