Debut në Shqipëri
XV Java e Gjuhës Italiane në Botë
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare Italiane Muzika, Konsullata e Përgjithgshme e Italisë në Vlorë dhe mbështetjen e Fondacionit Cassa di Risparmio e Udine-s dhe Pordenone-s prezantojnë Kuintetin i instrumentave frymorë Anemos në debutimin e tyre në Shqipëri.
E shtunë 24 tetor 2015, ora 19,00
Teatri Petro Marko
Rr. Sulejman Delvina – Vlora
Hyrja e lirë
E djelë 25 tetor 2015, ora 19,00
Hall i Teatrit Migjeni
Sheshi Demokracia – Shkodra
Hyrja e lirë
Në program muzikë nga Bizet, Ibert, Mozart, Rossini, Rota.
Kuinteti i flauteve Anemosè i përbërë nga:
Anna Govetto – flaut
Giulia Cristante– oboe
Carlo Pinardi – klarinetë
Paolo Armato – korno
Paolo Dreosto – fagot
Kuinteti Anemos u themelua në vitin 2008 me angazhimin e pesë muzikantëve të rinj nga Friuli, të etur për t’u sfiduar me repertorin e gjerë për të flautit të lulëzuar nga shekulli i XVIII deri në ditët e sotme.
Kuinteti ka në repertorin e tij koncerte të shumta, duke përfshirë veçanërisht koncertin e rëndësishëm në Filarmoninë e Lubjanës, në Novara për Festivalin e Instrumentave frymorë “Guido Cantelli”, për Festivalin Ndërkombëtar “Në tingujt e vendeve”, në Sezana (Slloveni) live në radio për Young Virtuosi Festival në Lubjanë, si dhe në shumë koncerte të mbajtura në qendrat kryesore të Rajonit Friuli Venezia Giulia dhe Veneto. Kuinteti është specializuar me M° Paolo Calligaris, fagotist i kuintetit Slowind, formacion ndër më të rëndësishmit në panoramën evropiane.
Kuinteti ka fituar çmimin e parë në Konkursin e Tretë Kombëtar për Ansamblin e instrumentave frymorë në Bertiolo (Udine), çmimin e parë në kategorinë “muzikë dhome” në Konkursin Ndërkombëtar “Svirél” në Stanjel (Slloveni), çmimin special dhënë nga Juria, çmimin e dytë në Konkursin Kombëtar të Piove di Sacco (Padova) dhe çmimin e tretë në Konkursin “Lilian Caraian” të Triestes.
Repertori përfshin pjesë nga Hadyn, Mozart, Danzi, Beethoven, Lindpaintner, Goepfart, Debussy, Ibert, Milhaud, Hindemith, Bozza, Françaix, Seiber, Farkas, Arnold, Ligeti e Rota.