edicioni i 9-tëFestivali Ndërkombëtar i Filmit mbi të Drejtat e Njeriut, 22-28 shtator 2014
La mia classe është një amalgamë doku-fiction jo vetëm në fillim por edhe e mbi të gjitha gjatë zhvillimit të tij, ashtu siç rrodhën ngjarjet gjatë xhirimeve dhe ashtu siç iu propozua spektatorit filmi i përfunduar.[…]Një aktor që merr rolin e një mësuesi i cili jep leksione italishteje në një klasë me nxënës të huaj që vënë në skenë vehten e tyre. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës ku secili sjell në klasë botën e vet. Por, gjatë xhirimeve ndodh një fakt ku realiteti zë të gjithë filmin. Regjizori jep ‘stop’-in, por e gjithë trupa hyn në vendin e xhirimeve: tani të gjithë transformohen në aktor të një historie të vetme reale, në një film të vetëm të ‘trilli të vërtetë’: La mia classe.