Instituti Italian i Kulturës në Tiranë edhe këtë vit ka kënaqësinë të marrë pjesë në Tirana Design Week organizuar nga Universiteti Polis (18 shtator – 2 tetor) me një konferencë të prof. Francesco Zurlo (Universiteti Politeknik i Milano-s )me titull “Dizajni si mjet i ri i transformimit”
18 shtator 2017, ora 11
Universiteti Polis, Tiranë
Hyrja e lirë
Dizajni mund të konsiderohet një mjet transformimi i aftë për të krijuar “objektiva” të reja projekti. Shprehjet “design thinking” dhe “dizajni strategjik” tregojnë këtë fushë të re veprimi të dizajnit që ka zgjeruar sferën e tij të kërkimit në sektorët socialë, edukativë, politikë, etj. Me aftësitë e veta, projektuesi bëhet forca shtytëse e dialogut në kuadër të komunitet, nxjerr krijmtarinë e grupeve lokale dhe të individëve të veçantë, lehtëson dialogun midis aktorëve të interesit, parashikon skenarë të qëndrueshëm për të ardhmen. Në ditët e sotme, dizajni vepron si një inovator social, propozon aktivitete që rrisin pjesëmarrjen e shtresave të ulta dhe me të ardhura të vogla të popullsisë, civilizon përfshirjen e teknologjive të reja në sektorin urban të tilla si lëvizshmëria, qytetet e lidhura, të dhënat e hapura, produktivitetit i avancuar dhe lokal dhe transformimt digjital për të përshpejtuar dhe promovuar rritjen ekonomike dhe sociale.
Francesco Zurlo është profesor i dizajnit në Universitetin Politeknik të Milano-s, dhe jep mësim në Shkollën e Dizajnit dhe në Shkollën e Inxhinierisë së Menaxhimit. Ai është Drejtor i Deleguar i Shkollës së Dizajnit dhe Koordinator i kursit të dizajnit Industrial dhe Masterit në Integrated Product Design. Ai është koordinator i projektit evropian CREA Horizon 2020 mbi sipërmarrjen, kreativitetin dhe ICT. Është Drejtor i Executive Master in Interior Design and Management (i realizuar në Kinë) dhe bashkë-drejtor i Masterit në Dizajn Strategjik pranë Universitetit Politeknik të Milano-s. Në vitin 2015 themeloi një laborator kërkimor mbi kompanitë kulturore dhe krijuese, ku kryen kërkime mbi rolin e dizajnit dhe krijimtarisë në mbështetje të ndërmarrjeve të reja kulturore. Është anëtar i Komisionit Përzgjedhës Final të ADI Index dhe Konsulent për Inovacionin e shumë kompanive. Mban leksione dhe konferenca mbi çështje që lidhen me Design Management dhe Dizajnin Strategjik, në shumë shkolla ndërkombëtare të dizajnit. Është autor i botimeve të shumta mbi Dizajnin Strategjik.