Me rastin e përvjetorit të 119-të të lindjes së Ernest Hemingway, Hemingway Fan Club Albania organizon, nën Patronazhin e Bashkisë Tiranë, edicionin e VI-të të Hemingway Jazz Fest, një street party. Në skenë muzikantë, DJ e balerinë të cilët do të krijojnë një atmosferë unike dhe magjike nën qiellin e Tiranës, në një ndër rrugët piktoreske të qytetit, “matanë Lanës, nën pemët e mimozave”.
Kitaristi italian Nicola Conte & Spiritual Galaxy janë të ftuarit kryesorë të këtij edicioni me projektin e ri “Let Your Light Shine On”. Për këtë projekt të tij të ri, Nicola ka bashkuar elementë soul-i dhe Afrojazz-i.
Nicola Conte – kitarë, Pietro Lussu – piano, Tommaso Cappellato – bateri, Carolina Bubbico – zë, Marco Bardoscia – bas, Daniele Tittarelli – saksofon
Për bileta kontaktoni:Hemingway Fan Club Albania, Rr. Kont Urani, Tiranë.
Prenotazione non più disponibile