Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

HEITH – Sequenze e Frequenze

SeF_Heith

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë shfaqjen e duos milaneze Heith të përbërë nga Dan dhe Leo, të cilët do të performojnë me multi-instrumentalistin Leonardo Rubboli.

Muzika e Heith është rezultat i një përqasje midis elementeve organikë dhe digjitalë, të cilët shkrihen dhe transformohen. Kënga e tij ngjall nostalgji dhe kuriozitet, duke krijuar hapësira zanore që janë njëkohësisht të njohura dhe të huaja.

Në albumin e tij të fundit, “Escape Lounge” (publikuar në prill nga PAN), gjejmë një eksplorim të territoreve muzikore që janë ende pak të njohura, duke filluar nga popi eksperimental i trip-hopit të viteve ’90 deri te shkrimi introspektiv i indie folk të viteve 2000 e deri tek muzika psikedelike mesdhetare.

Heith  ka kontribuar gjithashtu në programimin e Makao, ka punuar së bashku me artistë të tillë si Visio, Puce Mary dhe Kareem Lotfy dhe ka publikuar EP të ndryshme (Laguna 2018, Mud 2019, Lo Zoo di Venere 2020).

Në shfaqjen e 30 majit në teatrin ArTurbina në Tiranë, do të performojë me multi-instrumentalistin Leonardo Rubboli.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Teatri Eksperimental Tiranë