Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Hartalks – “Forma e ujit”

EventoVillaRe_Architettira

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, ka kënaqësinë të mbështesë Hartalks – “Forma e ujit”, një aktivitet i organizuar nga Harabel Contemporary Art Tiranë dhe Fakulteti i Arkitekturës së Politeknikut të Tiranës, kushtuar artit dhe arkitekturës.

Programi përfshin një konferencë të arkitektëve Gëzim Paçarizi, Alban Birce, Matilda Pano, Armand Vokshi dhe Blerta Vula Rizvanolli, me temën e marrëdhënieve mes arkitekturës dhe ujit, prezantimin e një vepre të artistit Stefano Romano, kushtuar zbarkimit të anijes Vlora në vitin 1991 dhe një vizitë në këtë vilë të rëndësishme të arkitekturës shqiptare nëpërmjet instalacionit të artistit Stefano Romano.

Eventi do të ndiqet nga një program muzikor, për të cilin ky institut mbështet pjesëmarrjen e DJ Ma Nu (Manuele Roberto).

DJ “Ma Nu!”– Me eklektizëm të plotë, interpreton dhe ndërton DJ setet e tij rreth tingujve black pa i vënë vetes kufij, me një touch, rezultat i një hulumtimi këmbëngulës nëpër dyqane, tregje dhe magazina diskografike, duke përzgjedhur regjistrime dhe modifikime të reja si dhe duke rikuperuar ato më të vjetrat. Tinguj funk, hip hop, dub, disko, house dhe jazz, të marrë  dhe të vendosur në një centrifugë, me përdorimin ekskluziv të disqeve 7 polç, për një mirazh dinamik që të ngre peshë.

Prej disa vitesh, është pjesë e artistëve rezidentë të festivalit të rëndësishëm Jazz Re:Found, një realitet që përbën një pikë referimi në Itali përsa i takon muzikës black,në të gjitha format e saj.

Prej 4 vitesh, drejton një program mujor radiofonik në Radio Raheem, një transmetues i rëndësishëm milanez, ku ofron përzgjedhjet e tij të disqeve, ndërsa endet nëpër tingujt më të ndryshëm të muzikës black.

Në skenën muzikore të lidhur me diggin‘ në Itali, me kalimin e viteve, e ka gjetur veten duke ndarë konsolën e skenave të rëndësishme me një spektër të gjerë artistësh të rëndësishëm shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri… flasim për personazhe si: Mad Professor, Dj Gruff, Dj Vadim, Carl Craig, Bonobo, Nickodemus, Dj Ralf, Marcell Dettmann, Nicky Siano, Andy Smith, LEfto, ndër shumë syresh, vetëm për të përmendur disa. Gjithashtu me disqet e tij, ka çelur koncertet e disa prej legjendave të muzikës si Lee Fields & The Expressions, Azymuth ose Yasmin Bey a.k.a. MOS DEF.

Eventi do të zhvillohet në datën 07.03.2024, në orën 19.00, pranë vilës mbretërore në Durrës – Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: Harabel Contemporary Art dhe Fakulteti i Arkitekturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Ambasada e Italisë në Tiranë