Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Hard Maces Trio në “Gjon Mili” Jazz & Blues Festival

Hard maces trio_web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë Festivalin “Gjon Mili” Jazz & Blues, tashmë në edicionin e tij të katërt me pjesëmarrjen e Hard Maces Trio.

 

Vince Abbracciante (fizarmonikë) Giovanni Angelini (bateri) dhe Claudio Chiarelli (saksofon) takohen në një ballafaqim muzikor që ndërthur tingujt në një shpërthim improvizimesh. Meloditë, harmonitë, tingujt dhe ritmet alternohen vazhdimisht, duke krijuar skenarë minimalë tingujsh që bien ndesh me ritmet e zjarrta. Trioja hap dyert e një mjedisi futurist dhe ëndërrimtar, duke e transportuar dëgjuesin në një botë tingujsh të rinj dhe të paeksploruar; notat e fizarmonikës dhe saksofonit, të përpunuara në mënyrë krijuese, krijojnë një kontrast sugjestiv, duke kujtuar tokën dhe bukurinë e saj natyrore.

Perkusionet theksojnë dhe mbështesin momentet e ndryshme muzikore, duke krijuar një ritëm këmbëngulës që e mban dëgjuesin të ngjitur pas karriges. Është një udhëtim muzikor që eksploron mundësitë e pafundme të tingullit dhe kalon dimensione të ndryshme, nga toka në qiell, nga qetësia në dehje shpirtërore.

 

 

08.07.2025 ora 21:00

@reja.al – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tiranë

Hyrja e lirë

  • Organizuar nga: "Gjon Mili" Jazz & Blues Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë