Festivali Kombëtar Folkloristik i Gjirokastrës (10-16 maj)
Grupi folkloristik Vjesh që përbëhet nga muzikantët dhe kërcimtarët më aktivë, ofron një gamë të gjerë përfaqësuesish të repertorit të madh të muzikës dhe traditës së pasur të shqiptarëve të Italisë (arbëreshë). Programi i koncertit përfshin muzikë instrumentale të luajtur me instrumenta tradicionalë si gajde (karramunxa, surdullina); valle tradicionale (këmbza); këngë tradicionale ku jehojnë temat e dashurisë, të satirës, si dhe ato që lidhen me keqardhjen për atdheun e humbur; këngët prezantojnë strukturën tipike polifonike që e bën të veçantë këtë traditë muzikore. Festivali Mbarëkombëtar Folkloristik 2015Kalaja e Gjirokastrës mirëpret nga data 10 deri më 16 maj Festivalin Kombëtar Folkloristik i organizuar për herë të parë në vitin 1968. Këtë vit, do të marrin pjesë grupe nga 12 rajone të Shqipërisë dhe Kosovës,Maqedonisë, Malit të Zi, Italisë, SHBA-së, Greqisë, Turqisë dhe Zvicrës.