Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

GRAZIE RAGAZZI nga Riccardo Milani – ITALIAN SCREENS

Grazie Ragazzi

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme të Kinemasë dhe Sektorin Audioviziv të Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Akademinë e Kinemasë Italiane – Çmimet David di Donatello, së bashku me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të paraqesë edicionin e dytë të ITALIAN SCREENS.

GRAZIE RAGAZZI nga Riccardo Milani

Me: Antonio Albanese, Sonia Bergamasco, Vinicio Marchioni, Giacomo Ferrara, Giorgio Montanini

Komedi l Itali 2023 l 117′

Filmi tregon historinë e Antonios (Antonio Albanese), një aktor me pasion të madh për aktrimin, që fatkeqësisht nuk po mundet të gjejë punë në atë fushë. Kështu vendos të pranojë punën si mësues dhe të ngrejë një laborator teatral për disa nxënës shumë të veçantë; Antonio, në fakt, do të duhet të japë mësim në një burg dhe klasa e tij do të përbëhet nga të burgosur.

Edhe pse fillimisht shumë skeptik për këtë iniciativë, aktorit do t’i duhet të ndryshojë mendje kur të gjendet përballë njerëzish me talent. Ky zbulim e emocionon aq shumë sa i rizgjon atë pasion për teatrin, që me kalimin e kohës po i shuhej. Më pas Antonio i drejtohet drejtoreshës së institucionit, duke i kërkuar leje për të nxjerrë të burgosurit jashtë mureve të qelive, e për t’u dhënë atyre mundësinë të dalin në një skenë reale, për të interpretuar dramën e Beckett-it, “Duke pritur Godonë”.

Mësim pas mësimi, nxënësit arrijnë t’i hapen, falë aktrimit, i cili gjithashtu u lejon atyre të kenë një mundësi për të nxjerrë dufin. Dhe sapo Antonio të arrijë të fitojë plotësisht besimin e klasës së tij, kompania do të fillojë një turne të vërtetë teatror.

15.04.2024 ora 19:00
Kinema Millennium – Tirana (Rruga Murat Toptani)
Hyrja e lirë
Në italisht me titra në anglisht
  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë