Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Arkitektët Claudia Pasquero dhe Marco Poletto në Tirana Architecture Week

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin Polis në Tiranë prezanton një Lectio Magistralis me arkitektët italianë të ecoLogic Studio Claudia Pasquero dhe Marco Poletto në kuadër të Tirana Architecture Week (26 shtator – 30 tetor ).

Epremte, 28 tetor, ora 11

Tiranë – Aula C1 (Auditorium), Universiteti POLIS

 

coLogicStudio është një studio projektimesh arkitektonike dhe urbane e bashkë-themeluar në Londër nga Claudia Pasquero dhe Marco Poletto. Në vitet e fundit studio ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar për punën e saj novative mbi dezajnin ‘sistemico’; Metoda e ecoLogicStudio përcaktohet nga kombinimi dhe integrimi i të menduarit sistemik , biologjisë dhe kërkimit socio-logjik, projektimi parametrik dhe prototipi dixhital.

Projektet e përfunduara nga çifti i arkitektëve italianë përfshijnë një bibliotekë publike, vila private, fasada të mëdha dhe eko-çatitë. Studio ka realizuar prototipe dhe instalime për Biennalet më të rëndësishme të Arkitekturës, duke përfshirë edhe atë të Venezia-s në vitin 2008 dhe 2010, Sevilje, Stamboll dhe Milano Fuorisalone. ecoLogicStudio organizon seminare ndërkombëtare, aktivitete kulturore dhe kërkime akademike rezultatet e të cilave janë prezantuar në libra të ndryshme dhe revista ndërkombëtare të arkitekturës. Kërkimi i tyre i ri u botua në vitin 2012 nga Routledge në një libër me titull “Systemic Architecture- Operating Manual for the Self-organizing City”. Claudia Pasquero dhe Marco Poletto janë docentë në Shkollën Bartlett School of Architecture të Londrës.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura e Universita' POLIS