Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e VIII-të të International Festival Brass, me pjesëmarrjen e Maestro Giuseppe Panepinto.
Maestro do të jetë i pranishëm në Tiranë nga data 10 deri më 16 nëntor, ku do të zhvillojë masterklasa me hyrje të lirë, për të gjithë të interesuarit në Universitetin e Arteve të Tiranës, Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në Durres.
Në përfundim të workshop-it do të mbahet një koncert në datën 16 nëntor në orën 12:00 në sallën e Universitetit të Arteve të Tiranës.
Programi:
Tannhauser – Richard Vagner
Albanian Horn Ensemble
Regina Delle Note – W.A.Mozart
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Nessun Dorma – Giaccomo Puccini (arr. M.Fotia)
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Libertango – Astro Piazzolla (arr. Salvatore Schembari)
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Nessun Dorma – Giacomo Puccini (arr. M.Fotia)
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Solista: Enriko Vangjeli – corno
Teme me Variacione – Aleksander Peçi
Giusseppe Panepinto – corno
Etrita Ibrahimi – Piano
Carmen – George Bizet (arr. M.Fotia)
Albanian Horn Ensemble
Invocation 715 – Savas Tsiligridhis
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Dua me shume Shqiperine – Avni Mula (arr.E.Sina)
Albanian Horn Ensemble & Percussion
“O Fortuna“ (Carmina Burana) – Carl Orf (arr. Vincenzo Celozzi)
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Guilliam Tell – G. Rossini (arr. Thierry Caens)
Albanian Horn Ensemble & Percussion
Giuseppe Panepinto – I diplomuar në korno me nota të shkëlqyera pranë konservatorit “V. Bellini” në Palermo, nën drejtimin e kujdesshëm të Maestro Antonio Marcuccio dhe Maestro Benedetto Tortora. Nën drejtimin e Maestro Angelo Faja, për dy vjet ka qenë korno i parë i Orkestrës Rinore Siçiliane “ARS NOVA”.
Korno i parë i Orkestrës së Muzikës së Dhomës siçiliane nën drejtimin e Maestro Colajanni, ai pati rastin të studiojë me mjeshtrit Antonio Marcuccio, Benedetto Tortora, Eliodoro Sollima, Salvatore Accardi, Luciano Cerroni, Simone Baroncini, Dale Clevenger.
Studioi për muzikë dhome pranë Scuola Superiore di Musica da Camera të Palermos, nën drejtimin e jashtëzakonshëm të Maestro Eliodoro Sollima dhe u bë pjesë e Orkestrës Rinore Italiane të Fiesole-s.
Më pas, në vitin 2002 u diplomua për Muzikë Dhome me nota të shkëlqyera pranë konservatorit “S. Cecilia” Romë, me Maestro Luciano Cerroni. Artistit i numërohen shumë regjistrime në radio, televizion dhe kolona zanore për kinemanë.
Panepinto ka realizuar shumë regjistrime me ansamble të ndryshme: orkestra frymore, simfonike, opere dhe xhazi, si dhe ansamble veglash tunxhi të llojeve dhe zhanreve të ndryshme. Ai zhvillon një veprimtari intensive koncertale dhe mësimore. Ka bashkëpunuar me Orkestrën Roma Sinfonietta, Orkestrën Simfonike të Romës, Orkestrën e Muzikës së Dhomës së Akademisë Kombëtare të S. Cecilia, Orkestrën Kombëtare të S. Cecilia të Romës etj.
Jep mësime master në shoqatat e mëposhtme muzikore dhe organet komunale: Unione Musicale Ciociara, Accademia Musicale Isolana, Accademia Internazionale di Flute, Unione Musicale Civitavecchiese (ku ishte drejtor artistik) dhe komuna e Farnese (VT). Ka luajtur nën drejtimin e mjshtrave Faja, Rath, Sinopoli, Ergiris, Gatti, Pretre, Broth, Morricone, Pradella, Panella, Fraschillo, Creux etj…
Panepinto ka shkruar tekste arsimore të përdorura në konservatorë, akademi muzikore dhe shkolla të njohura muzikore si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Ai shkruan dhe transkripton muzikë për lloje të ndryshme ansamblesh dhe mbi të gjitha për “Italian Brass Group” me të cilin performon dhe në të cilin është anëtar prej disa vitesh.
Fitues i konkurseve kombëtare për korno I dhe II të Bandës së Ushtrisë Kombëtare, që nga 1 shtatori 1995 është korno i parë i Bandës së Ushtrisë Kombëtare. Aktualisht është mësues i veglave të tunxhit pranë konservatorit “S. Cecilia” të Civitavecchia-s dhe Drejtor Artistik i kurseve “Farnese Musica Estate”.