Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Giovanna Magro me Progetto Air – Artistë në rezidencë

ProgettoAIR

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të jetë pjesë e Projektit AIR – Artistë në rezidencë edhe këtë vit, duke pritur këngëtaren e xhazit Giovanna Magro.

“AIR – Artistë në rezidencë” është një projekt i konceptuar nga MIDJ – Shoqata e Muzikantëve Italianë të Xhazit, dhe i realizuar me mbështetjen e SIAE – Shoqatës Italiane të Autorëve dhe Botuesve – dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Falë edhe pjesëmarrjes së Rrjetit EUropian të Xhazit, iniciativa synon të promovojë xhazin italian jashtë vendit, përmes krijimit të një rrjeti diplomatik-konsullor midis Farnesina-s dhe Instituteve Italiane të Kulturës në të gjithë botën.

Tashmë në edicionin e tij të katërt, projekti u lejon muzikantëve të përzgjedhur të kalojnë një periudhë në një vend të huaj, për të zhvilluar projektet e tyre artistike, me bindjen se përvoja ndërkombëtare përfaqëson një mjet themelor për pasurimin e zhvillimit të talenteve të reja.

Nga shkurti deri në mars 2025, IIC në Tiranë do të presë këngëtaren e xhazit Giovanna Magro, e cila do të fillojë udhëtimin e saj me muzikantin e njohur të xhazit shqiptar Gent Rushi, profesor i Xhazit në Universitetin e Arteve në Tiranë.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Universiteti i Arteve në Tiranë - Kursi i Xhazi