Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dites Ndërkombëtare e Viktimave të Holokaustit | Njeriu që nuk e ndryshoi historinë nga Enrico Caria / KineKlubi i Institutit – Takime në Bibliotekë

Njeriu që nuk e ndryshoi historinë nga Enrico Caria

Dokumentar – Italia, 2016, 77’

Njeriu në fjalë është një profesor universitar: Ranuccio Bianchi Bandinelli, studiuesi më i madh italian i artit romak dhe ndër baballarët e arkeologjisë moderne. Fakt ky që në vitet tridhjetë e bëri atë një personazh për të cilin regjimi fashist ishte krenar. Vetëm se profesori ishte një antifashist i bindur. Mëkatet do të lahen me rastin e udhëtimit të famshëm të Hitlerit në Itali në vitin 1938, kur Ranuccio ftohet me dashamirësi të shoqërojë Duce-n dhe Fürher-in si përkthyes dhe udhërrëfyes, nëpër muzeumet dhe sitet arkeologjike. Në këtë pikë ai e gjen veten në një udhëkryq …

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana