Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit “, e njohur nga Kombet e Bashkuara që nga 1 nëntori 2005 dhe e vendosur në Itali me Ligjin Nr. 211 datë 20 korrik 2000, për të kujtuar Shoah (shfarosjen e popullit hebre), Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe RadioMi në datat 27 dhe 28 Janar, organizojnë një program të larmishëm, i cili synon të kujtojë çfarë është bërë dhe po bëhet në Itali dhe Shqipëri në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më kurrë. Do të alternohen në mikrofonët e RadioMi www.radiomi.al të ftuar të ndryshëm për momente reflektimi që nxjerrin në pah se sa e rëndësishme është që edhe brezat e rinj evropianë të dinë se çfarë ka ndodhur në vendet tona gjatë shekullit të kaluar, dhe të gjejnë në ndërgjegjësimin e kujtesës historike, antidotin kundër pasojave të urrejtjes dhe paragjykimit racor.
Midis të ftuarve: Elva Margariti, Ministre e Kulturës, Noah Gal Gentler, Ambasador i Izraelit në Shqipëri; historianët Laura Brazzo dhe Nevila Nika do të hedhin dritë mbi historinë e hebrenjve në Shqipëri gjatë sundimit fashist; Francesco M Cataluccio i Fondacionit GARIWO në Milano, do të tregojë kuptimin e “Kopshteve të të Drejtëve”; Profesor MCristina Lovat (Liceo I. Qemali në Tiranë) do të flasë për rëndësinë e të mësuarit të kujtesës në shkolla; përvojën e vënies në skenë të “Ditarit të Anne Frank” me Armela Demaj e Vanesa Guri të Teatrit Metropol, etj. Prof. Anna Giulia Bonanno, profesore e gjuhës italiane në Universitetin Polis, do të lexojë dhe komentojë disa fragmente nga shkrimet e autorëve Primo Levi, Giorgio Bassani, Liliana Segre dhe Andra e Tatiana Bucci.
Në Sallën shumë funksionale të Institutit, gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve të datave 26, 27 dhe 28 – duke respektuar me rigorozitet të gjitha masat e vendosura nga Qeveria Shqiptare për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 – nxënës të shkollave dhe miq të Institutit do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen e disa filmave dhe dokumentarëve mbi këtë temë.
Për më shumë informacion: www.iictirana.esteri.it www.radiomi.al