Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dita e Dizajnit Italian në Botë – Takim me “Ambasadoren e dizajnit”, Arkitekten Marta Laudani

Data 2 mars 2017 është shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Trashëgimisë dhe Kulturës, në bashkëpunim me shumë institucione kulturore dhe ekonomike italiane, si Dita e parë e Dizajnit Italian në Botë. Në të njëjtën ditë në mbi 100 vende në mbarë botën do të organizohen iniciativa për të promovuar këtë sektor të rëndësishëm të kulturës dhe ekonomisë italiane.

3 idd coloriDita e Dizajnit Italian në Botë

 

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë ka kënaqësinë të prezantojë takimin me “Ambasadoren e Dizajnit”, Arkitekten Marta Laudani.

2 mars 2017, ora 18

Salla “Silvano Pedrollo”, Universiteti Politeknik në Tiranë

Sheshi Nene Tereza

Hyrja e lire

 

TË PROJEKTOSH VAZHDIMËSINË

Marta Laudani do të ilustrojë kerkimin e saj projektues përmes shtatë temave qendrore që janë po aq pika nisjeje për një reflektim në fushën e dizajnit. Natyra, lënda, gjesti, gjeometria, ngjyrat, arti dhe kujtesa do të jenë bërthamat e zgjedhura për të treguar metodën e saj të punës. Duke theksuar gjithashtu edhe marrëdhënien e ngushtë me mjeshtrit e dizajnit italian, nga Gio Ponti tek Ettore Sottsass, i cili është shquar gjithmonë për dizajnin e tij. Një vazhdimësi me “traditën italiane” e kuptuar edhe si opozicion ndaj ekletizmit dhe ezibicionit formal i përhapur shpesh sot në ditët tona.

Marta Laudani, arkitekte, ushtron aktivitetin profesional kryesisht në Romë dhe Milano. Është operative me Marco Romanelli-n në fushën e dizajnit për Bosa, Dorelan, Driade, Fiam, Glas, Oluce, Nodus dhe të tjerë, të arkitekturës së dizajnit të brendshëm dhe të exhibit design. Punimet e saj janë publikuar nga revistat kryesore ndërkombëtare dhe në libra të shumtë. Në vitin 2016 ajo ishte ndër të ftuarit për të krijuar një “dhomë” në ekspozitën “Dhoma. Filozofi të tjera banimi”, me rastin e XXI Triennale di Milano. Në vitin 2010, po Triennale, i ka kushtuar monografinë “Ndryshime delikate të një tipologie të pandryshueshme”, në vitin 2004 ka marrë pjesë në Biennalen e Arkitekturës në Venezia në seksionin “Lajme nga brenda”, në vitin 2001 në Romë, për Fiat- Engineering, ka projektuar restaurimin e “Muzeut të Qytetërimit romak.”

Veprat e saj janë ekspozuar, ndër të tjera, në Triennale Design Museum i Milano-s, në Maxxi i Romës, në Musei Correr dhe Ca’ Rezzonico i Venezia-s, në Castello Sforzesco në Poldi Pezzoli i Milano-s, në Museo del Gioiello i Vicenza-s, në Korea Foundation i Seul-it dhe në Shiodome i Tokios.

Dizajni është shoqëruar gjithmonë me meditim intensiv kritik mbi temat e banimi dhe të dizajnit: ka dhënë lëndën e “Arkitektura Interire” dhe “Historia e projektimit bashkëkohor” në Universitetin La Sapienza të Romës. Në vitin 2014 doli, për shtëpinë botuese Forma, libri “Marta Laudani dhe Marco Romanelli: për një projekt të vazhdueshëm”, dedikuar punës në dizajn.

http://www.laudani-romanelli.it/

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Politecnico di Tirana e Associazione dei Arch. d'A